Date of Award

Fall 9-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Leonita Braha

Language

Albanian

Abstract

Në mjedisin shoqëror duke u drejtuar nga mediet e sotme, është thelbësore që bizneset e vogla dhe të mesme të kuptojnë Facebookun dhe rrjetet e ndryshme sociale, të përdorin strategjitë e rrjeteve sociale për të rritur bizneset e tyre. Ndikim në planifikimet e biznesit ka edhe trajtimi i faktorëve ekonomik dhe joekonomik. Ndikim në zhvillimin ekonomik është një indikacion në zhvillimin e bizneseve dhe përmirsimin e punës së tyre. -Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme jan baza ekonomike e një vendi. Për fat të keq, shumë biznese të vogla dhe disa të mesme nuk kanë ndonjë planifikim, kur duhet të fillojnë të përdorin rrjetet sociale. Qëllimi i këtij studimi lë për të kuptuar se si një pronar i një biznesi të mesëm apo të vogël përdor rrjetet sociale për t’u lidhur me konsumatorët. Mungesa e hulumtimit dhe përdorimit të rrjeteve sociale në një mjedis të bizneseve të vogla siguron motivim për studim për arsye se në Kosovë bizneset e vogla dhe të mesme përfshijnë pothuajse gjithë tregun. Studimi trajton këtë boshllëk dhe kontribon në literaturën ekzistuese. Literatura ka shqyrtimin dhe nevojën për kërkime në fushën e bizneseve të vogla dhe të mesme, si planifikojnë bizneset në rrjetet sociale. Sa përdoret interneti në Kosovë, mënyrat se si e shfrytzojnë atë, cilat mosha janë përdorues më të rregullt, si krahasohemi me vendet evropiane, përdorimi i internetit në telefonat mobil sa e përdorin meshkujt dhe sa femrat, të rinjtë Kosovar në përdorimin e rrjeteve sociale, si arrijnë deri te informacionet e rëndësishmë gjatë studimeve. Ky hulumtim ka qëllim se si një biznes i vogël apo i mesëm i udhëhequr nga pronari apo menaxheri përdor rrjetet sociale për të bërë marketing, mënyra se si i shfytëzon ai këto rrjete për të arritur te konusmatori.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.981

Included in

Business Commons

Share

COinS