Date of Award
Summer 7-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Bukurije Jusufi
Language
Albanian
Abstract
Pastrimi i Parave është një fenomen që përdoret me qëllim fshehjen e burimit të të ardhurave që vijnë nga aktivitete kriminale. Pamvarësisht se mund të sjellë likuditet në ekonominë e një vendi në një periudhë afatshkurtër, pastrimi i parave dëmton ekonominë e vendit në periudha afatgjata dhe cënon integritetin e sistemit financiar dhe të shtetit të së drejtës. Parandalimi i këtij fenomeni do të përmirësonte mjedisin politiko-ligjor dhe do të ishte një vlerë e shtuar për klimën e biznesit në vendin tonë. Punimi fokusohet në dëmet që sjellë pastrimi i parave në investimet ekonomike ne nivel kombetare të një vendi.
Punimi paraqet me detajisht dëmet e keti fenomeni; si inflacioni,papunesia e shkaktuar si rezultat qe sjelle kjo dukuri si dhe dëmet ne buxhetin e shtetit. Punimi përpos qe trajton në një pjesë te madhe pastrimin e parave dhe efektet e tyre në investime që është edhe tema e këti punimi, nje pjese te madhe i kam kushtuar edhe trajtimit te investimeve ekonomike si koncept dhe investimet ekonomike ne Kosovë sipas projekt planit te qeverise se Kosovës.
Pastrimi i parave i referohet procesit të fshehjes së burimit të të hollave, të fituara në mënyrë të kundërligjshme. Metodat me të cilat mund të pastrohen paratë janë të ndryshme dhe mund të jenë nga më të sofistikuarat. Duke pasur parasysh këtë, shumë autoritete rregullatorë qeveritare investojnë shumë, dhe çdo vit japin vlerësimit e përafërt për shumën e parave të pastruara ose në të gjithë botën, ose brenda ekonomisë së tyre kombëtare.
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.974
Recommended Citation
Klinaku, Bardhë, "PASTRIMI I PARAVE DHE INVESTIMET" (2016). Theses and Dissertations. 1113.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1113