Date of Award
Fall 10-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Bukurie Jusufi
Language
Albanian
Abstract
Zhvillimet e vazhdueshme dhe komplekse ekonomike të ditëve të sotme janë shoqëruar me procese e sisteme "të sofistikuara" financiare, që krahas rritjes së shpejtësisë të veprimeve financiare, në shumë raste janë stimuluar dhe fenomene abuzive deri në skandale të përmasave të mëdha, në përdorimin e fondeve publike, por jo vetëm, në institucione, tregje, kompani e korporata. Për këtë arsye vihet në pah edhe nevoja për më shumë vëmendje, kontroll e mbikëqyrje. Kjo ka shtyrë që kompani, korporata e institucione tjera t’i japin hapsirë dhe rol mjaft të rëndësishëm auditimit, kjo pasiqë auditimi është një cështje mjaft delikate dhe sado që një shoqëri të jetë në nivelin më të lartë të ndergjegjësimit përsëri është shumë e rëndësishme që strukturat e auditimit të jenë tejet profesionale dhe funksionale. Sidomos në vendet në tranzicion siq është Kosova ku persona të ndryshëm për përfitime personale mund të bëjnë shpordorime, fshehje të dhënash dhe anomali tjera proceduriale. Prandaj një ndërrmarje që të rrit besueshmërinë e vepritarisë që bën duhet të jetë plotësisht transparente, e këtë mund ta arrijnë përmes Auditimit (kontrollit) nga ekspertët kontabël.
Rezultatet që dalin pas një procesi të auditimit janë një vlerë e shtuar për veprimtarinë e ndërrmarjeve. Por kjo nuk do të thotë që kjo vlerë e shtuar është sinjal direkt i përmirësimit ekonimik të asaj ndërrmarje por vlera që sjell në përmirësimin e shërbimeve ndaj publikut është dukshëm më positive, pastaj ndërrmarja ndihmohet në përcaktimin e problemeve, dhe mbi këtë bazë, rezultatet e auditimit, i ndihmojnë bordet/organet vendimmarrëse të marrin masat e duhura në mënyrë që të kalojnë sa më lehtë problemet e paraqitura dhe të parandalojnë sa më shumë nga problemet që mund të shfaqen në të ardhmen.
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.972
Recommended Citation
Mehmeti, Arjeta, "AUDITIMI I JASHTËM PËRPARËSI APO MANGËSI PËR BIZNESET" (2016). Theses and Dissertations. 1115.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1115