Date of Award

Fall 11-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Ermal Lubishtani

Language

Albanian

Abstract

Një ndër tiparet kryesore të zhvillimit të një biznesi është komunikimi efektiv i cili ka një rëndësi po të veçantë si nga ana e punëtorëve në raport me klientë po ashtu edhe nga ana e punëdhënësve ndaj punëtorëve. Kjo për arsye se nëse punëdhënësi krijon një raport të mirë me punëtorin e tij, atëherë kjo do të bëjë që punëtori ta bartë atë pozitivitet tek klienti, gjë e cila sjellë përfitime të shumta. Me këtë rast rritet efikasiteti dhe cilësia në punë, mbizotëron harmonia në ambientet e punës, përmirësohet raporti ndërmjet blerësve dhe shitësve dhe kompanitë e bizneseve mund të zhvillohen në mënyrë të suksesshme.

Studimi i temës “ Komunikimi si element kyç në ndërmarrësi “ synon të identifikojë problemet e komunikimit në ndërmarrje. Ky studim synon të gjej përgjigjjen e një pyetjeje kryesore si: “Pse komunikimi në bizneset tona është në nivel jo të duhur ku si pasojë kemi marrëdhënie jo të mira ndërmjet punëdhënësve dhe punëmarrësve?” Pra, si nevojë e domosdoshme për të ngritur performancën në ndërmarrësi është rëndësia e avansimit të komunikimit, ku përmes këtij punimi do të njoftohemi me faktorët që ndikojnë në arritjen e një komunikimi të mirë nga ana e punëdhënësve në raport me punëtorët.

Ky punim ka një rëndësi sa akademike po aq edhe praktike ngase komunikimi i mirë është çelësi për ngritjen e performancës në ndërmarrësi dhe është e ditur që asnjë derë nuk hapet pa çelësin e saj. Me qëllim që ky punim të jetë më i plotë, do të përdoret metodologjia me anën e pyetësorëve të cilët do të bëhen tek punëtorët në njëqind kompani të ndryshme në Kosovë. Ky pyetësor do t’i përmbajë pesëmbëdhjetë pyetje gjithsej dhe përgjigjet do të jenë të shfaqura në diagrame grafike. Përmes këtij pyetësori, punëtorët e ndryshëm të ndërmarrjeve në Kosovë në mënyrë anonime do të na njoftojnë se çfarë niveli i komunikimit është i shprehur ndërmjet punëdhënësve ndaj punëtorëve të tyre, si dhe do të japin mendime lidhur me atë se çfarë duhet të bëhet që të përmirësohet ky lloj komunikimi.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.967

Included in

Business Commons

Share

COinS