Date of Award

Fall 11-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Ermal Lubishtani

Language

Albanian

Abstract

Punimi me titull “Zhvillimi i bizneseve në Kosovë dhe marrëdhëniet financiare me Qeverinë” është një analizë shumë e rëndësishme dhe me interes. Punimi ofron informata të rëndësishme rreth zhvillimit të bizneseve, si dhe pasqyron gjendjen aktuale të bizneseve dhe paraqet marrëdhëniet financiar me Qeverinë, duke paraqitur dhe analizuar në veçanti politiken fiskale. Në punim trajtohet zhvillimi i bizneseve dhe problemet me të cilat është përballur zhvillimi i tyre nëpër vite. Vitet 1985-1990 kanë qenë vite të suksesshme, duke paraqitur një zhvillimi të hovshëm, ndërsa pas viteve 90-ta fillon të bie shkalla e zhvillimit të biznesit privat. Problemet që kishte kaluar Kosova për shkak të instalimit të pushtetit represiv serb në Kosovë, ishin shkaktari kryesor për ngecjen ekonomike qe kishte ndodhur pas vitit 1990 deri në vitin 1995. Gjithashtu është paraqitur zhvillimi i biznesit të vogël dhe të mesëm në periudhën e pasluftës në Kosovë. Gjatë kësaj kohe trendët ekonomike ishin kryesisht negative dhe mundësitë e të bërit biznes ishin të kufizuara. Punimi paraqet edhe raportin e të bërit biznes për vitet 2015-2016, ku vërehet një përmirësim në të bërit biznes. Po ashtu është paraqitur rëndësia dhe forma e financimit të biznesit të vogël dhe të mesëm. Investimet e huaja dhe remitencat janë trajtuar gjithashtu në këtë punim. Është bërë hulumtimi rreth politikës fiskale në Kosovë dhe gjithashtu është pasqyruar gjendja aktuale dhe reformat fiskale qe janë bërë nëpër vite. Analiza e politikës fiskale fillon me politiken tatimore, doganat, dhe reformat fiskale. Në kuadër të këtij kapitulli janë analizuar edhe marrëdhëniet ekonomike me jashtë. Gjatë realizimit të këtij punimi ka qenë e nevojshme marrja e të dhënave rreth zhvillimit të bizneseve dhe marrëdhënieve financiare me qeverinë. Për këtë kemi shfrytëzuar literaturë shkencore, si dhe kemi përdorur raporte të ndryshme të publikuara për zhvillimin e bizneseve dhe politiken fiskale

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.998

Included in

Business Commons

Share

COinS