Date of Award

Fall 11-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Nazmi Zeqiri

Language

Albanian

Abstract

Investimet e Huaja Direkte janë një fenomen relativisht i ri, i cili ka patur një zhvillim të hovshëm në rritje në vitet në vazhdim. Nxitur nga ndryshimi teknologjik, konkurrenca globale dhe liberalizimi i tregjeve, investimet e huaja direkte luajnë një rol kyç në procesin e integrimit global ekonomik. Ato krijojnë efekte si në vendet pritëse ashtu dhe në ato investuese. Efektet në vendet pritëse janë të rëndësishme si për nga shumëllojshmëria e tyre ashtu dhe për nga rëndësia ekonomike, politike dhe sociale që ato gjenerojnë. Përfitimi i këtyre efekteve nuk vjen automatikisht por ndikohet nga realizimi i disa kushteve specifike. IHD-të sjellin kapitalin e nevojshëm, rritin produktivitetin e ekonomisë nëpërmjet transferimit të njohurive dhe teknologjisë, ndikojnë në hapjen e tregjeve të reja për tregti, rrisin konkurrueshmërinë e ekonomisë, ndikojnë në reduktimin e deficitit të llogarive korente, rrisin punësimin dhe mbi të gjitha ndikojnë në mirëqenien e popullsisë.

Një nga problemet ekonomike të vendeve të pazhvilluara dhe Kosovë është se ato nuk kanë kursime të mjaftueshme kombëtare për të financuar investimet e tyre. Ato janë në nevojë të vazhdueshme të kapitalit të huaj në format e dy investimeve direkte dhe indirekte. Investimet e Huaja Direkte (IHD) janë marrë për të përfituar një vend i varfër si Kosova, jo vetëm duke plotësuar investimet e brendshme, por edhe në aspektin e zhvillimit ekonomik, transferimin e teknologjisë, rritjen e konkurrencës etj.

Në këtë mënyrë, kapitali njerëzor është një përcaktues i rëndësishëm dhe një parakusht për tërheqjen e investimeve në një vend. Në këtë studim i jepet në përshkrim Investimeve të Huaja Direkte definimi i Investimeve te Huaja Direkte, ndarja e IHD-ve, po ashtu hulumton klimën e investimeve në Kosovë, parë nga investitorët e huaj, nivelin e tyre të kënaqësisë ose pakënaqësisë me investimet e tyre dhe kapitalin njerëzor, faktorët që ndikojnë zgjedhjen e Kosovës si një destinacion për investime, barrierat dhe ndryshimet arsimore të nevojshme që duhet të ndërmerren në mënyrë që të bëjë kapitalin njerëzor të përshtatshëm për nevojat e investitorëve të huaj.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.1014

Included in

Business Commons

Share

COinS