Date of Award

Fall 10-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Fadil U. Kryeziu

Language

Albanian

Abstract

Praktika infermierore te kanceret përfshin të gjitha grupmoshat dhe fushat e infermierisë, ndërsa ofrohet në një sërë ambientesh të kujdesit shëndetësor, duke përfshirë shtëpinë, komunitetin, institucionet e kujdesit akut dhe qendrat e rehabilitimit. Gjatë kujdesit infermieror ndaj pacientit duhet të kemi parasysh në radhë të parë anën e tij psikologjike, Kur ai kupton se ka sëmundjen e kancerit ndjehet i traumatizuar, ndjehet sikur i ka ardhur fundi, prandaj dhe mbështetja infermierore rëndësi të madhe në këtë fazë te jetës së tyre. Për objektiv të këtij projekti kemi pasur hulumtimin e njohurive të infermierëve mbi sëmundjet kancerogjene dhe përvojat e tyre në trajtimin e këtyre të sëmurëve. Si objektiv të dytë kemi pas shkoqitjen e rolit të kujdesit infermieror në menaxhimin e të sëmurëve me kancer. Për realizimin e objektivave jemi shërbyer me të dhëna nga IKSHPK, ASK dhe raporte të OBSH. Gjithashtu kemi intervistuar 30 infermierë të punësuar në sektorë të ndryshëm në Prizren. Rezultatet e fituara janë analizuar dhe prezantuar në tabela dhe grafikone. Rezultatet e fituara flasin se edukimi i vazhdueshëm i infermierëve duhet të jetë permanent. Nga 28 të anketuar vetëm 19 nga ta kishin eksperienca me të sëmurët me kancer, derisa 9 nga ta nuk kishin asnjë përvojë kujdesi ndaj të sëmurëve me kancer, sado që shumica e tyre kishin përgatitje të lartë infermierore. Konsideroj se njohuritë mbi kanceret ende nuk janë në nivelin e duhur, prandaj duhet investuar në edukimin e vazhdueshëm të infermierëve, sikurse dhe duhet ngritur institucione për kujdes paliativ (Hospice).

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.95

Included in

Nursing Commons

Share

COinS