Date of Award

Spring 5-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Fisnik Prekazi

Language

Albanian

Abstract

Që në fillet e para të zhvillimit softuerik, është paraqitur nevoja e ruajtës së të dhënave. Përgjatë viteve janë provuar mënyra të ndryshme të ruajtjes dhe manipulimit të tyre. Një nga mënyrat e para të krijimit të bazave të të dhënave, ishte ruajtja e të dhënave në sistemet e bazuara në fajll. Ruajtja dhe manipulimi i të dhënave në fajll, kishte probleme të shumta si: vështirësia e qasjes, formatet e ndryshme të të dhënave, shumëfishimi i të dhënave të njëjta. Me kalimin e kohës si dhe me zhvillimin e mëtutjeshëm të teknologjisë, në vazhdimësi është paraqitur nevoja e përmirësimit të mënyrës së ruajtjes së të dhënave. Duke shtyrë në këtë mënyrë deri te zhvillimi i sistemeve të bazave relacionare të të dhënave. As ky sistem nuk mjaftonte duke bërë të që zhvillohet dhe të integrohen në sistemet e bazave të të dhënave gjuhët procedurale. E përmes këtyre gjuhëve mundësimi i krijimit të: variablave, unazave(loop), kushtëzimeve, njësive të gatshme të kodit si (procedurat, funksionet, trigerat (triggers), etj; duke ndikuar në rritjen e sigurisë, përformancës, dhe besueshmërisë në këto sisteme.

Ky punim, pikërisht krahason funksionet dhe procedurat në dy nga sistemet më të mëdha të menaxhimit të bazave të të dhënave, në MS SQL dhe Oracle. Duke analizuar implementimin, karakteristikat, dhe mundësit që ato ofrojnë ato për përdoruesit në të dy sistemet. Po ashtu, duke krahasuar edhe funksionet e gatshme, synohet të lehtësohet përzgjedhja e njërit nga këto dy sisteme të menaxhimit të bazave të të dhënave.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.1500

Share

COinS