Date of Award

Fall 11-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Feim Brava

Language

Albanian

Abstract

Kosova po përgatitet të integrohet tërësisht në ekonominë botërore dhe në tregjet financiare ndërkombëtare. Ndër aspektet e reformës që duhet zbatuar është reforma ekonomike, e cila do te përfshinte një ndryshim rrënjësor nga sistemi jo efikas i centralizuar, në një sistem aktuale në kushtet e biznesit të tregut, i cili do ti largoj reflektimet negative në të gjitha sferat e jetës ekonomike te cilat në një mënyrë kanë shkaktuar një krizë të madhe ekonomike dhe kolaps ekonomik.

Funksionimi i mirë i sistemit bankar është një faktor i rëndësishëm për kanalizimin e fondeve në ekonomi në mënyrë efikase dhe për rritjen e ndërmjetësimit bankar. Nxitja e konkurrencës në sistemin bankar është një tjetër faktor, që ndikon në ofrimin e shërbimeve sa më të mira për klientët, që siguron përdorimin e teknologjisë së re bankare, prezantimin e produkteve dhe shërbimeve të reja, uljen e kostos të shërbimit bankar etj. Kjo i shërben afrimit të klientëve me bankat. Kjo i ndihmon bankat të rrisin klientelën e tyre dhe të kenë më tepër hapësira për zgjerim aktiviteti dhe rritje fitimesh dhe njëkohësisht do te ndihmojnë zhvillimin ekonomik te vendit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.1016

Included in

Business Commons

Share

COinS