Date of Award

Summer 7-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Naim Preniqi

Language

Albanian

Abstract

Në këtë punim diplome janë shpjeguar shume koncepte të realitetit virtual (VR) dhe realitetit të shtuar (AR), janë analizuar dy teknologjitë që edhe pse janë gjysme shekulli të vjetra kohëve të fundit kanë marr vëmendje dhe përmasa të gjera të zhvillimit dhe aplikimit në jetën reale dhe në përmasimin e produktivitetit të njerëzve, edhe pse këto dy teknologji janë të ngjashme njëra me tjetrën ato kanë edhe dallime. Si pika kryesore që janë shtjelluar në ketë punim diplome janë duke filluar nga një historik për realitetin virtual dhe realitetin e shtuar, duke u nisur që nga shekulli XX-të e deri në ditët e sotme, shtjellimi i terminologjisë së vet realitet virtual dhe realitetit të shtuar, metodologjinë dhe metodat që janë përdorur të cilat ishin kërkimi në literaturë dhe po ashtu në ueb faqe të ndryshme. Pastaj janë shtjelluar gjithashtu edhe tipet e teknologjive të realitetit të shtuar dhe virtual, hapësirat përdoruese të aplikimit të tyre në inxhinieri, në ushtri, në mjekësi, në biznes etj.

Ne ketë pjese gjithashtu shpjegohen pajisjet baze si harduerike pajisjet hyrëse dhe dalëse ashtu edhe ato softuerike që nevojiten për funksionimin normal dhe të avancuar të këtyre dy teknologjive, së sa përdoruesi mund të jete instruktiv në realitetin virtual do të shtjellohen në kapitujt e mëposhtëm. Kjo temë përmban të gjitha pikat e nevojshme që duhet ditur rreth realiteti virtual dhe realiteti të shtuar dhe është marr nga burime shume kualitative të cilat kanë shpjeguar në mënyre shume të mire pikat më kryesore që duhet të përmbaje realiteti virtual dhe realiteti i shtuar.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.1496

Share

COinS