Date of Award
Spring 4-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ermal Lubishtani
Language
Albanian
Abstract
Anëtarësimi në Organizata Ekonomike Ndërkombëtare, si Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), Banka Botërore (BB) dhe të ngjashme, janë në qendër të shqyrtimeve në këtë punim. Kjo temë më ka interesuar qysh në fillim të studimeve, dhe kam punuar një kohë relativisht të gjatë në realizimin dhe jetësimin e këtij punimi. Edhe pse kanë kaluar disa vite që anëtarësimi në këto institucione ka ndodhur, ende ka nevojë që të bëhen analiza për ndikimin që këto organizata kanë pasur në ekonominë e Kosovës. Ky punim synon të japë një pasqyrë të arritjeve të anëtarësimit në FMN dhe BB, dhe me theks të veçantë ndikimin e tyre në rrjedhat ekonomike në rastin e Kosovës dhe ekonomive në tranzicion. Ndër të tjera, ky punim adreson pyetjet: Cilat janë përfitimet e shtetit anëtar, në ç’farë forme mund të përfitojmë nga këto institucione, çfarë mbikëqyrje bëhet për fondet e ofruara, cilat janë ndëshkimet dhe rreziqet në rast të mos-kompensimit mbrapa të fondeve, si dhe shumë çështje të ndërlidhura me FMN dhe BB. Gjatë hulumtimit kemi konsultuar shumë vepra, artikuj dhe analiza nga ekspert të ndryshëm të kësaj fushe të dijes, që natyrisht i kemi analizuar dhe shqyrtuar në mënyrë kritike dhe me shumë kujdes. Kemi përdorur literaturë cilësore nga autorë të huaj dhe të vendit. Gjithashtu kemi bërë përpjekje qe të shikojmë nga një këndvështrim tjetër ato që tanimë janë thënë. Si rezultat i këtij punimi, është ardhur ne përfundim se institucionet ndërkombëtare si FMN dhe BB, janë prej organizatave më të rëndësishme botërore qëllimi i të cilave është stabiliteti ekonomik dhe ulja e varfërisë në vendet në zhvillim dhe pak të zhvilluara. Duke pasur parasysh rastin e Kosovës si një shtet në zhvillim e sipër, anëtarësimi në këto dy institucione ka sjell mjaft benefite. Përfitimet kryesore nga anëtarësimi ne Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore, të cilat po i ndihmojnë shtetit të Kosovës janë: (i) Fillimisht joshja e investitorëve të huaj, me ii anë të krijimit të një imazhi më të mirë për Kosovën; (ii) Ofrimi i kredive për mbulim të borxheve të vendit; (iii) Përmirësimi i situatës makro-financiare të vendit; (iv) Menaxhimi më efikas i buxhetit; dhe (v) Realizimi i projekteve për ndihmën nga shtetit (siç është rasti i projektit me energji elektrike).
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.1009
Recommended Citation
Kastrati, Miradie, "ANËTARSIMI NË ORGANIZATA EKONOMIKE NDËRKOMBËTARE DHE NDIKIMI NË RRJEDHAT EKONOMIKE" (2016). Theses and Dissertations. 1154.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1154