Date of Award
Spring 4-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Journalism, Media and Communication
First Advisor
Gjylie Rexha
Language
Albanian
Abstract
Objekt i këtij punimi është pasqyrimi i Masakrës së Reçakut si një nga ngjarjet që ka tronditur opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar gjatë luftës në Kosovë. Tema shtjellon aspekte të raportimit të medieve me ndikim global për njërën nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e re të Kosovës. Përveç pasqyrimit të kësaj ngjarjeje në mediat me ndikim global, punimi shtjellon rolin që ka pasur raportimi në marrjen e vendimeve politike të faktorëve ndërkombëtarë për të ndërhyrë në Kosovë. Punimi analizon shkrime të veçanta tëmediave të njohura si BBC, CNN etj., për të analizuar në mënyrë të detajuar ndikimin që ka raportimi i medieve ndërkombëtare në reagimin politik ndaj krizave, të njohura si humanitare. Në këtë kontekst, në punim në veçanti merret në shqyrtim teoria e njohur si efekti CNN, që ndihmon për të përcaktuar nëse raportimi i mediave ka pasur ndikim mbi procesin e marrjes së vendimeve politike, apo ato kanë qenë vetëm pasqyruese të ngjarjeve, pasi kanë ndodhur.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.115
Recommended Citation
Sopa, Xhejlane, "PASQYRIMI I MASAKRËS SË REÇAKUT NË MEDIAT NDËRKOMBËTARE" (2018). Theses and Dissertations. 118.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/118