Date of Award
Winter 1-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Nehat Ramadani
Language
Albanian
Abstract
Kohëve tё fundit është rritur ndjeshëm interesimi mbi çështjen e marketingut digjital e sidomos nё sektorin privat nё Kosovё. Me të kuptuar vlerën dhe përfitimet që sjell kjo fushё e re e marketingut shumë kompani i janë nënshtruar këtij sistemi që sjell efekte pozitive brenda një biznesi. Konsiderojë që çdo biznes çfarëdo qoftë ai në kuadër të departamenteve që posedon duhet të përmbajë një degë të posaçme pёr transformimin e marketingut tradicional nё atё digjital. Kjo pikëpamje vjen si pasojë e sukseseve tё ndërmarrjeve private nё aplikimin e sistemeve digjitale tё marketingut pёr shpërndarjen, promovimin dhe reklamimin e produkt/shërbimeve online. Zhvillimi i Teknologjisë Informatike dhe shkencave kompjuterike, shquhet si influencuesi dhe nxitësi kryesor pёr aplikimin e njё fushe tё re tё marketingut. Marketingu digjital dhe shёrbimet elektronike janё fushat mё tё reja tё cilat kanё ndikuar shumё nё zhvillimin dhe ngritjen e produktivitetit dhe efikasitetit nё çdo biznes. Sot, po thuaj se shumica e bizneseve nё Kosovё aplikojnë marketingun digjital, ajo madje konsiderohet si nevojë pёr tu përshtatur nё risit dhe trendet e reja. Ky punim studion edhe mё tej çështjen e marketingut digjital, duke i dhёnё edhe mё shumё theks rёndёsisё dhe ndikimit pozitiv tё tij. Pёr zhvillimin e punimit do tё pёrdorёn burimet primare dhe ato sekondare. Burimet primare janë tё dala nga dy pyetësorët rezultatet e tё cilave janё tё paraqitura mё poshtё gjatё punimit dhe burimet sekondare tё dala nga artikuj tё ndryshёm, blogje, web analiza, punime shkencore. Duke shfrytëzuar kёto burime do tё bëhet e mundur kuptimi i marketingut digjital, benifitet qё ajo posedon si dhe ndikimi i tij gjatё aplikimit nё kompani tё ndryshme.
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.1025
Recommended Citation
Kabashi, Kastriot, "NDIKIMI I MARKETINGUT DIGJITAL NË SEKTORIN PRIVAT TË KOSOVËS" (2016). Theses and Dissertations. 1181.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1181