Date of Award

Summer 6-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Feim Brava

Language

Albanian

Abstract

Fillimisht njihemi me definicionin e ekonomisë si shkencë që studion dhe analizon marrëdhëniet mes burimeve, ku hyjnë të mirat materiale e puna dhe prodhimit, shpërndarjes e konsumit të mallërave dhe produkteve rezultuese. Këto marrëdhënie shtjellohen në dy shkallë: atë mikroekonomike dhe makroekonomike. Edhe pse këto dy fusha operojnë në shkallë të ndryshme, ato ndajnë supozimin themelor mbi të cilin mbështetet e gjithë teoria moderne ekonomike, atë të dobisë personale.

Termi inflacion fillimisht ishte përdorur duke ju referuar valutës, parasë në qarkullim më vonë dhe tani gjerësisht përdoret për të përshkruar çmimet. Ky punim prezanton teoritë e para rreth definimit të termit inflacion e deri te kuptimi që ka marrur sot. Shtjellohen detajisht shkaktarët e inflacionit, paraqiten llojet e tij të kategorizuara sipas kritereve të ndryshme. Në pjesën ku flitet për kostot e inflacionit ndër të tjera ceket se inflacioni i lartë i vazhdueshëm ka pasoja të dëmshme ekonomike dhe sociale. Në masat antiinflacioniste fokusi është në dy rrymat kryesore të mendimit, atë Monetarist që thotë se mënyra e duhur për luftimin e inflacionit është përmes politikës monetare, dhe atë Kejnsian që e konsideron politikën fiskale si mënyrën e duhur në qasjen ndaj inflacionit. Përveq metodave të lartëcekura, së fundi ka marrur drejtim mendimi se mënyra e duhur në luftë kundër inflacionit është kombinimi i të dy masave të parapërmendura.

Shkalla e papunësisë është treguesi më i përdorur i mirëqenies së tregut të punës dhe një masë e rëndësishme e gjendjes së ekonomisë në përgjithësi. Papunësia definohet si ajo situatë ku dikush në moshë pune nuk është në gjendje për të gjetur punë, megjithëse do të dëshironte të punonte me orar të plotë. Si matëse e papunësisë gjerësisht përdoret shkalla e papunësisë. Në këtë normë nuk përfshihen ata të ashtuquajtur „të papunë vullnetarë“ dhe kjo ka qenë arsye e shumë debateve. Ky punim argumenton edhe për përfshirjen e kësaj pjese të popullsisë në fuqinë punëtore, rrjedhimisht duke bërë ndryshim në normën e papunësisë, që në vijim njihet si norma reale e papunësisë. Pasojat e papunësisë janë të gjera dhe kanë efekte financiare, buxhetore, ekonomike dhe sociale. Pjesë e shqyrtimit janë edhe llojet e papunësisë.

Elaborimi i marrëdhënies së normës së inflacionit me papunësinë fokusohet në definimin e Kurbës së Filipsit dhe ndryshimet që ajo ka pësuar me kohë. Kjo pjesë poashtu paraqet inflacionin dhe papunësinë në Shqipëri.

Deficiti buxhetor rezulton kur të ardhurat e shtetit janë më të vogla se shpenzimet e tij, pra bilanci buxhetor është negativ. Punimi paraqet definicionin e deficitit buxhetor, masat që ndërmirren nga qeveria në rast të deficitit, si dhe shkaktarët dhe pasojat e tij.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.1022

Included in

Business Commons

Share

COinS