Date of Award

Summer 8-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Krenare Pireva

Language

Albanian

Abstract

Informimi mbi shёndetin ёshtё shume i rëndësishëm. Informatat, përkatësisht të dhënat e strukturuara kanë rëndësi të lartë në diagnostifikimin, përkatësisht në vendimarrjen për të trajtuar pacientët nga perspektiva të ndryshme.

Falë evoluimit të teknologjisë informative, e-Health ka patur një ngritje të theksuar viteve të fundit, që synon të përmirësojë kujdesin shëndetësor rrënjësisht me fascilitimin e teknologjisë aktuale. Qëllimet dhe prioritetet në fushën e e-Health janë fillimi i shëndetshëm i jetës dhe mundësimi i qytetarëve që të bëjnë zgjedhjet e shëndetëshme në jetën e tyre të përditshme duke i mundësuar çasje më cilësore në kujdesin shëndetësor, efekte të dobishme në punën e përditshme të stafit mjekësor, transparencë të të dhënave të pacientit. Në gjendjen aktuale, popullimi i sistemit me të dhënat nuk është i kënaqshëm, ato raportohen me vonesa të konsiderushme si dhe përpunimi i tyre jep rezultate të ndryshme dhe më e dëmshja jo të gjitha institucionet shëndetësore raportojnë të dhënat.

Për evitimin e këtyre anomalive është menduar të përdoret Sistemi Informativ Shëndetësor (SISH), sistem ky që duhet të kuptohet si një seri e veprimeve dhe metodave formale që aplikohen për grumbullim, personalizim, organizim, menaxhim dhe distribuim të informatave në kuadër të sektorit shëndetësor. Veprime këto që ngrisin besueshmërinë e informatave dhe njëkohësisht mundësojnë që këto informata të jenë në dispozicion të personave/institucioneve të duhura në kohën e duhur, të dobishme për përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe të menaxhimit të burimeve të pakta në sektorin shëndetësor.

Në kuadër të këtij punimi është diskutuar rreth sistemeve të informimit shëndetësor në përgjithësi, dhe AviCenna-së në veçanti, sistem ky që përdoret aktualisht në Kosovë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.1508

Share

COinS