Date of Award
Winter 12-2015
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Naim Preniqi
Language
Albanian
Abstract
Qëllimi i këtij hulumtimi është të shqyrtojë implementimin dhe adaptimin e e-commerce në kompanitë e vogla në Zvicër . Ky hulumtim përshkruan të gjitha përfitimet dhe pengesat me të cilat ballafaqohen kompanitë e vogla gjatë procesit të implementimit të e-commerce. Një hulumtim cilësor është kryer. Po ashtu është kryer edhe një intervistë me një menaxher të një kompanie të vogël në Zvicër.
Ky studim tregon se kompanitë e vogla në Zvicër kanë përparësi në implementimin dhe adaptimin e e-commerce në krahasim me vendet e tjera të Evropës, por ende ka pengesa të cilat mund të përmirësohen në të ardhmen.
Përfitimet kryesore nga adaptimi i e-commerce janë rritja e efikasitetit të punës dhe rritja e shkëmbimeve të informacionit.
Rezultatet tregojnë se kompanitë si pengesë kryesore e vlerësojnë mungesën e dijes. Në të njëjtën kohë shumë kompani nuk janë të motivuara për të bërë ndryshime, për shkak të mungesës së kërkesave nga klienti.
DOI
10.33107/ubt-etd.2015.1505
Recommended Citation
Tahiri, Drilon, "IMPLEMENTIMI DHE ADAPTIMI I E-COMMERCE NË KOMPANITË E VOGLA NË ZVICËR" (2015). Theses and Dissertations. 1207.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1207