Date of Award
Summer 6-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Nazmi Zeqiri
Language
Albanian
Abstract
Investimet e Huaja Direkte (IHD) përbëjnë një dukuri relativisht të re, e cila ka pasur një zhvillim pozitiv. Në këtë punim diplome është analizuar dhe interpretuar mundësia e investimeve të huaja direkte në Kosovë.
Nxitja e investimeve të huaja direkte kërkon politika dhe strategji të mirë përcaktuara, përmirësime në kuadrin ligjor dhe në kuadrin institucional, gjithashtu edhe rritje dhe stabilitet ekonomik të qëndrueshëm.
Qëndrimi i përgjithshëm i mbajtur në këtë material për të identifikuar objektivat kryesore, është orientuar në kërkim cilësor. Burimet janë marrë nga literatura në fushën e investimeve të huaja direkte, si dhe nga zyrat kompetente për temën në fjalë.
Investimet e Huaja Direkte të pranuara në Kosovë në vitin 2016 arritën vlerën prej 215.9 milionë euro, që paraqet nivel më të ulët krahasuar me vlerën prej 308.8 milionë euro të regjistruara në vitin 2015. Rënia e IHD-ve u evidentua pothuajse në të gjithë sektorët.
Si pjesë hyrëse do të jenë fillimisht investimet si koncept ekonomik, pastaj ekonomia e përgjithshme e Kosovës dhe konkretisht mundësitë e investimeve të huaja direkte. Pjesa e dytë përmban raste studimi, pra do ta analizojmë kompaninë “IPKO” dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, për të kuptuar në realitet investimet e huaja direkte në Kosovë.
Të dhënat të cilat janë përdorur për këto kompani janë materiale nga vet kompania “IPKO” , nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë – “Investing in Kosovo”, Gusht 2016. Kurse të dhënat për aeroportin janë marrë nga publikimet e vet kompanisë.
Në fund të këtij punimi, kemi arritur të kuptojmë investimet si koncept ekonomik, ndarjen e tyre, rëndësinë e investimeve të huaja direkte, dhe ndikimin e tyre në ekonominë e përgjithshme e në veçanti në ekonominë e Kosovës.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.1036
Recommended Citation
Berisha, Arjeta, "MUNDËSITË E INVESTIMEVE TË HUAJA DIREKTE NË KOSOVË" (2017). Theses and Dissertations. 1209.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1209