Date of Award
Winter 2-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Naim Preniqi
Language
Albanian
Abstract
Dyqanet virtuale nga shtete të ndryshme të botës tashmë njihen edhe nga shumë kosovarë. Një pagesë online do të thotë që pagesa për një shërbim apo blerje të ndryshme do të kryhet me anë të përdorimit të aplikacioneve të ndryshme në web përmes llogarisë bankare. Një prej zhvillimeve më të mëdha që kanë prekur mënyrën e pagesave online viteve të fundit, është zhvillimi i aplikacioneve të ndryshme në web, të cilat mundësojnë që pagesat për shitjen apo blerjen e produkteve të ndryshme të kryhen online me anë të kartelave bankare. Blerjet online të japin më shumë mundësi për gjetjen e çmimeve më të lira, krahasimin e produkteve për nga karakteristikat e tyre, zgjedhje të shumta si dhe shpenzime më të ulëta dhe kursim të kohës për të kërkuar produktet e dëshiruara. Kjo ka shtyrë që të kemi një rritje të pagesave online edhe në vendin tonë. Vitet e fundit teknologjia dhe shërbimet online janë duke u zhvilluar në mënyre marramendëse. Ndryshe, me gjithë rritjen e pagesave online për shërbime të ndryshme, ky shërbim në vendin tonë është ende në fazën fillestare të përdorimit, mirëpo ka nje rritje graduale të përdorueseve. Këtë rritje të përdoruesve të pagesave online si dhe krahasimin mes pagesave klasike me cash (para në dorë) dhe atyre online e dëshmon edhe pyetësori online të cilin e kemi përdorur për të analizuar rritjen e përdorimit të pagesave online në vendin tonë. Përderisa në botë dyqanet virtuale kanë një tendencë në rritje, në Kosovë kompani të pakta e aplikojnë këtë shërbim.
Megjithatë, jo të gjithë qytetarët kanë informacione të mjaftueshme dhe besim tek blerjet apo kryerja e pagesave online. Sfidë për këtë mbetet siguria, integriteti i informacioneve gjatë kryerjes së këtyre pagesave. Në këtë temë do të mundohem të shtjelloj dhe analizoj sa më në detaje si funksionon një pagesë online, sa është e sigurt, çfarë rreziku përmban si dhe sa është duke u përdorur në vendin tonë shërbimi i pagesave online.
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.1519
Recommended Citation
Ismajli, Liridon, "Trendi i rritjes së pagesave online në Kosovë" (2016). Theses and Dissertations. 1210.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1210