Date of Award
Summer 6-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Journalism, Media and Communication
First Advisor
Ferid Selimi
Language
Albanian
Abstract
Ky punim ka për qëllim analizimin e raportimeve të portaleve në Kosovë, për zgjedhjet lokale të Republikës së Kosovës, gjatë periudhës (nëntor-dhjetor 2017), balotazhit dhe periudhës së rinumërimit të votave. Ndër pikat më kryesore të këtij studimi ishin: raportimi i portaleve dhe gazetave gjatë kohës së zgjedhjeve lokale të Republikës së Kosovës, qasja e disa portaleve siç janë: Gazetës Express, Telegrafit, Indeksonline, Gazetës Zëri, Koha.net, Gazeta Metro, Periskopin. Në këto media online është bërë analizimi i titullit, kreut apo hyrjes si dhe materialit shpjegues, fotografisë si dhe videos. Përfundimet e arritura tregojnë se portali “Telegrafi.com”, është më serioz në raportimin e tij gjatë zgjedhjeve lokale të Republikës së Kosovës. Në titujt e këtij portali informacioni kryesor është dhënë në fillim ku pastaj ka vazhduar me informacione te tjera në hyrje ku e ka shpjeguar temën dhe pastaj ka vazhduar me informacione shtesë në të cilat nuk kanë munguar as fotografitë dhe videot të cilat i kanë mundësuar lexuesit që të informohet edhe në mënyre audio vizive. Për dallim nga kjo, portalet e tjera, në disa tituj, përveç se e jep informacionin kryesor jep edhe vlerësim, ndërsa në hyrje shpesh ka përdorur edhe citime te folësve ndërsa ka pak informacione shtesë. Mirëpo edhe portalet e tjera, lajmet e tyre i kanë ilustruar mirë me fotografi dhe me video.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.111
Recommended Citation
Ramadani, Diellza, "ANALIZA E RAPORTIMEVE NË MEDIA ONLINE NË KOHËN E ZGJEDHJEVE" (2018). Theses and Dissertations. 122.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/122