Date of Award

Winter 11-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Journalism, Media and Communication

First Advisor

Safet Zejnullahu

Language

Albanian

Abstract

Qëllimi i këtij punimi është nxjerrja në pah e gabimeve dhe defekteve në raportim, që i bënë mediat online kur trajtuan rastet apo ngjarjet e veçanta gjatë vitit 2019 (periudha janar- tetor), në një fushë të veçantë të gazetarisë, që njihet si rubrika e Kronikës së Zezë. Me theks të veçantë, analizimi i shkrimeve apo artikujve specifikë,të cilët disa media në Kosovë i publikuan gjatë kësaj periudhe, si dhe shkeljet etike që bënë gjatë këtij procesi. Po ashtu, punimi përmban edhe rastet kur është dëmtuar personaliteti dhe integriteti i personave, është shkelur privatësia e tyre, si edhe kur ka pasur informim jo të drejtë të publikut, përfshirë këtu edhe familjarët e viktimave, duke u shkaktuar atyre panik dhe frikë të panevojshme. Konkretisht, fokusi i këtij punimi do të përqendrohet tek shkeljet etike që bënë mediat online, kur sulmuan padrejtësisht një grua rome, duke i dhënë epitete të ndryshme, si dhe në përleshjen e armatosur të ndodhur në Lagjen e Spitalit në Prishtinë. Secila nga këto dy ngjarje, që kanë ndodhur në një distancë kohore prej 3 muajsh mes njëra-tjetrës, treguan se ende nëpër këto media ka mangësi raportimi. Ndërkohë, në fund të këtij punimi do të ofrohen edhe rekomandime se si duhet të veprojnë mediat në këto raste, duke zbatuar kriteret dhe rregullat që parasheh gazetaria, nga të cilat kryesorja është verifikimi i çdo informacioni dhe burimi, përpara se ajo të publikohet. Pasi që, gazetaria si profesion shquhet për vërtetësi, saktësi dhe informim të drejtë të publikut.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.126

Included in

Communication Commons

Share

COinS