Date of Award

Winter 2-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Naim Preniqi

Language

Albanian

Abstract

Bazat e të dhënave relacionale janë bërë një standard për ruajtjen e të dhënave. Në anën tjetër, programimi i orientuar në objekte gjithashtu gjithnjë e më shumë po zbatohet në zhvillimin aplikacioneve moderne. Një bazë e të dhënave relacionare është e bazuar në modelin relacionar ku të dhënat janë të vendosura në tabelë (relacion në modelin relacionar) në rreshta dhe kolona. Rreshtat në tabelë janë të veçuara nga njëra-tjetra me nga një vlerë unike, duke shfrytëzuar këto vlera unike bëhen lidhje në mes rreshtave të tabeleve të ndryshme duke formuar relacion apo lidhje në mes tyre, kurse gjuhët e programimit të orientuara në objekte janë gjuhë të bazuara në konceptin e objekteve, të cilat janë struktura të të dhënave duke mbajtur të dhënat si atributet e objektit si dhe funksione që definojnë sjelljet e objektit.

Zhvilluesit e aplikacioneve hasin në vështirësi gjatë implementimit për shkak të mospërputhjes së natyrës relacionale të bazave të të dhënave dhe programimit të orientuar në objekte. Pasqyrimi Relacional i Objekteve është një zgjidhje e mundshme që synon t’i evitojë këto probleme duke u mundësuar zhvilluesve të modelojnë zgjidhje duke u bazuar në objekte, pa u shqetësuar shumë për bazë të të dhënave. Arkitektura tradicionale e një softueri përmban një shtresë e cila përfaqëson domenin e të dhënave, që natyrshëm ka nevojë të ruhet në bazë të të dhënave. Zakonisht, është e përshtatshme të ketë edhe një shtresë të izoluar e cila është përgjegjëse për komunikimin me bazë të të dhënave. Një shtresë e tillë tipike përmban funksione të cilat i kryejnë operacionet e krijimit/leximit/azhurnimit/fshierjes së të dhënave në bazë të të dhënave. Problemet me këtë qasje hasen kur arkitektura e softuerit bazohet në paradigmën e Programimit të Orientuar në Objekte. Kur zhvilluesit programojnë me gjuhë të orientuara në objekte ata duan të kryejnë operacione në objekte, por kur u nevojitet ta ruajnë gjendjen e tyre, atyre u duhet ta bëjnë konvertimin e modelit ekzistues që është i bazuar në objekte, në atë relacional - tabelor. Pasqyrimi relacionar i objekteve i abstragon të gjitha detajet e konvertimit të të dhënave, relacioneve dhe shumë të tjera. Meqenëse trashëgimia është model bazë në programimin e orientuar në objekte, zhvilluesit mund ta vënë në funksion kur përdorin pasqyrimin relacionar të objekteve. Kjo teknikë ofron edhe relacionet e dyanshme(bi-directional) që dukshëm e lehtësojnë navigimin në graf të objekteve që i mban të dhënat e lidhura ashtu siç janë në bazën e të dhënave.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.1530

Share

COinS