Date of Award

Winter 1-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Mustafë Hasani

Language

Albanian

Abstract

Ekonomia e Kosovës varet shumë nga masat fiskale që i aplikon shteti.

Përmes Institucionit të doganës së Kosovës realizohet zbatimi i politikes fiskale dhe tregtare në vend, aplikimi i takses doganore luan një rolë shumë të rëndësishem ne trendet zhvillimore ekonomike të Kosovës.

Taksa doganore në Kosovë ka rol fikal, nga analiza e kryer (përmes intervistave të kryera me respondent të ndryshem) për këtë punim vijm në perfundim se roli fiskal duhet që në mënyrë graduale të ndryshoj në rolin ekonomik.

Kosova bënë pjesë në kategorin e vendeve që ende janë në tranzicion, ajo ka nje zhvillim të ngadalshem ekonomik. Politika fiskale është pjesë e rëndësishme e politikës ekonomike, edhe në Kosovë ajo përfshin: politikën e sigurimit të të ardhurave buxhetore, politikën e shpenzimeve buxhetore dhe politikën e administrimit të borxhit shtetëror. Qëllimi i punimit është që të identifikoj rolin e taksës doganore si instrument i politikes fiskale të Kosoves dhe ndikimi i saj në zhvillimin ekonomik, që është e nderlidhur me tregun ndërkombëtar dhe si të arrihen objektivat për depërtim ne tregun e jashtëm duke përdorur në mënyrë të drejt taksen doganore si instrument te politikes fiskale. Metoda: do të përdoret metoda deduktive, analizuese, duke përshkruar dhe analizuar të gjeturat nga intervistat e kryera në këtë hulumtim. Kosova ka politikën e vetë fiskale që funksionon në kuadër të sistemit fiskal të vendit. Qeveria e Kosoves përmes masave të politikës zhvillimore ekonomike me instrumentet e politikes fiskale duhet te ndikon në zhvillimin ekonomik te vendit, në baze të hulumtimit të realizuar keto masa për zhvillim ekonomik në Kosovë lenë për të deshiruar.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.1041

Included in

Business Commons

Share

COinS