Date of Award

Winter 2-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Sema Kazazi

Language

Albanian

Abstract

Oferta dhe kërkesa për mallra daton që herët, plasimi dhe blerja e mallrave për të plotësuar kërkesat e familjeve, ka shtyrë në krijimin e një vendkëmbimi të thjeshtë për të blerë dhe shitur gjëra të ndryshme. Njerëzit kanë shkëmbyer mallrat në forma ndryshme në tregje të vogla apo në mënyrë individuale.

Në fillim nuk ka ekzistuar paraja si mjet pagese, por tregjet janë përdorur si vend shkëmbimi të mallrave ndërmjet veti, pra produkti është këmbyer me produktin tjetër dhe varësisht nga vlera e produktit është llogaritur edhe masa.

Shtrohet pyetja po çka është paraja?!

Paraja thonë po citoj “E dërgon ujit te lartë”, që do të thotë se ia ndërron rrjedhën e saj të natyrshme Duke u bazuar në domethënien e kësaj fjale të urtë, atëherë paraja të mundëson një jetë më të mirë, do të të respektojnë më shumë, do të jesh i ngritur në shoqëri, e shumë privilegje tjera. Si duket kjo vlenë edhe tek shtetet në botë, ato që janë të forta ekonomikisht po udhëheqin botën.

Kjo si duket vlenë edhe tani, por tani ka një koncept tjetër, shumë të avancuar. Tani në botë i kushtohet rëndësi shumë të madhe këtyre letrave me vlerë. Për të bërë më të lehtë këmbimin e mallrave dhe shërbimeve, shtetet kanë organizuar tregje të organizuara ku mundësohet të plasohen shërbimet e ndryshme, në formën më të lehtë dhe më të shpejtë të mundshme.

Për një zhvillim ekonomik dhe për stabilitet financiar, duhet bërë politika të drejta në menaxhimin e këtyre letrave që pastaj mos të pasojnë dëme që vështirë do të rregullohen, e do të nevojitet kohë e gjatë që te riparoheshin.

Edhe pse paraja nuk është “gjithçka”, sepse po të kesh para nuk do të thotë se do jetosh gjithmonë, por vlera dhe roli i saj në botë do vazhdojë të jetë gjithëherë vendimtarë në të gjitha sferat e zhvillimit të njerëzimit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.1040

Included in

Business Commons

Share

COinS