Date of Award

Fall 9-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Naim Preniqi

Language

Albanian

Abstract

Interneti ka revolucianizuar bizneset tona duke siguruar një rrugë të informacionit që vepron si një shtyllë e re komunikimi. Ky medium i ri ka dërguar bizneset në një botë virtuale ku konsumatorit nuk i ofrohet vetëm tetë orë shërbime por gjatë gjithe kohës[6].

Përveq kësaj, rritë përfitimet e rëndësishme në aspektin e produktivitetit të biznesit, kursimet e kostos dhe kënaqësi të konsumatorëve në një organizatë. Fenomeni kryesorë mundëson që aplikacionet e biznesit në internet të jenë të bazuara në një teknologji që quhet kompjuterika e shperndarë.

Që atëherë, aplikacionet softuerike funksionojnë në një sërë platformash harduerike, sistemeve operative si dhe rrjetëve të ndryshme e që na perballin me disa sfida kur kërkohet komunikimi me njeri-tjetrin për të ndarë të dhëna. Kjo kërkese qon deri tek koncepti i aplikimeve të kompjuterikës së shpërndarë.

Emergjencat e internetit kanë ndihmuar aplikacionet enterprise të jenë lehtë të qasëshme në ueb pa pasur nevojë për instalime softuerike të anës së klientit.

Në modelin e aplikacioneve enterprise të bazuara në internet, fokusi ishte lëvizja e procesimit të bizneseve komplekse drejt servereve të centralizuar në back-end­­­­ si dhe përdorimi i WS në mënyrë që aplikacionet të komunikojnë mes vete dhe të ndajnë të dhëna mes vete po ashtu platformat dhe aplikacionet të jenë të pavaruara.

Qëllimi i kësaj teme të diplomës është që të ofrojmë njohuri më të kuptueshme duke përshkruar dhe duke bërë krahasimin mes dy Java API për implementimin e WS më të popullarizuara, që janë: JAX-WS dhe JAX-RS


DOI

10.33107/ubt-etd.2016.1522

Share

COinS