Date of Award

Winter 12-2015

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Xhelal Jashari

Language

Albanian

Abstract

Në ditët e sotme përdorimi i ueb faqeve është shëndruar në një element shumë të rendësishëm për çdo kompani apo korporat, ku për çdo njërën është e rëndësishme që të kenë një ueb faqe përmes së cilës do të mund të prezantonin punën e tyre apo të shisnin produkte online. Këto ueb faqe apo sisteme kanë mjaft shumë përmbajtje dhe kërkojnë punë për tu realizuar për këtë arsye është shumë e rëndësishme që këto ueb faqe të ndërtohen duke përdorur ndonjë CMS (Content Management System) Platformë. Në praktikë egsistojnë mjaft CMS platforma mirëpo në këtë punim ne do të krahasojmë dy prej tyre Wordpress dhe Umbraco të cilat përdoren mjaft shumë për të ndërtuar ueb faqe të kompanive apo korporatave por që për nga teknologjia dhe arkitektura janë të ndryshme nga njëra-tjetra. Këto dy platforma do t’i krahasojmë për nga performanca dhe siguria dhe do të mundohemi të paraqesim të dhëna të kompanive që i përdorin këto platforma.

DOI

10.33107/ubt-etd.2015.1535

Share

COinS