Date of Award
Fall 11-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Blerton Abazi
Language
Albanian
Abstract
Bota në të cilën po jetojmë dhe përdorimi i madh i telefonit, bën që aplikacionet mobile të kenë një rëndësi shumë të madhe. Shkurtesa “app” është një shkurtesë për fjalën aplikacion, kurse me aplikacion nënkuptojmë një program softuerik e në këtë rast një aplikacion softuerik, po për sistemet operative siç janë:iphone, android ose windows. Mënyra se si mund të kemi qasje në atë aplikacion është duke e shkarkuar atë nga programet e caktuara varësisht nga platforma të cilën e përdorni, përshembull në rastin e IOS është AppStore. Se si arrihet deri në fazën kur aplikacionet janë të gatshme për t’u shkarkuar nëpër “dyqanet” e ndryshme te aplikacioneveështë paraqitur në vazhdim. Duke filluar nga mënyra se si aplikacionet mobile janë të ndërtuara, çfarë lloje të platformave kemi përdorurdhe deri te mënyra se si ato funksionojnë.
Ndryshe aplikacionet mobile mund të quhen edhe biznese të vogla me anë të të cilave mund tëshpërndahen produkte dhe shërbime. Me ndihmën e shembujve të ndryshëm të paraqitur më poshtë bëhet më e qartë se nëse vendosim të zhvillojmë një aplikacon, çfarë tregu të synojmë, çfarë duhet bërë dhe çfarë duhet pasur parasysh, cila nga platformat është më e besueshme apo na jep më shumë siguri, cila është më e shpejtë apo dhe çfarë gjuhe duhet mësuar, cila teknologji është më e përshtatshme për t’u përdorur si dhe shembuj nga modulet e zhvilluara në dy nga platformat më të popullarizuara.
Kush duhet talexojë këtë?
Të gjithë të interesuarit që synojnë të zhvillojnë ndonjë aplikacion mobil mund të udhëzohen për të kuptuar platformën në thelb si dhe detaje në lidhje me mënyrën si mund të duket një aplikacion mobil dhe ku mund të gjejë shitje më të madhe. Poashtu detaje të tjera, qysh nga hapat e para e deri në fund tek mënyra se si duhet testuar një aplikacion.
Kur duhet të lexohet kjo?
Të gjitha të dhënat të cilat gjenden të spjeguara më poshtë në detaje, duhet lexuar nga persona të cilët synojnë të mësojnë të programuarit për mobil. Por pse jo edhe ngaata të cilët janë të interesuar për të parë çfarëështë përfshirë në këto të dhëna udhëzuese për programer të rinj.
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.1540
Recommended Citation
Hoxha, Vlera, "KRAHASIMI I ZHVILLIMIT TË MOBILE APLIKACIONEVE NE iOS DHE ANDROID" (2016). Theses and Dissertations. 1264.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1264