Date of Award
Fall 9-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Nehat Ramadani
Language
Albanian
Abstract
Zhvillimet e vrullshme teknologjike që kanë ndodhur në dy dekadat e fundit kanë ndryshuar sjelljen konsumatore të klientëve për shërbimet bankare. Më shumë persona kanë mundësinë për hyrje në internet dhe e përdorin atë gjithmonë e më shumë për çështje të ndryshme. Gjithashtu web-i është kthyer në një medium të rëndësishëm ku shumë institucione publike po ofrojnë shërbime të qeverisjes për publikun. Bizneset dhe korporatat në përgjithësi po e shfrytëzojnë web-in si një kanal ku ata mund të përcjellin mesazhet e tyre promocionale e pse jo një kanal për të tërhequr klientelë të re dhe madje për të realizuar transaksione biznesi. Në këtë kuadër institucionet bankare në mënyrë të veçantë pas vitit 2007 kanë studiuar metoda dhe produkte të reja për të qënë më pranë klientelës së tyre për shërbimet bankare. Ky punim paraqet një përshkrim të mundësive për ofrimin e shërbimeve bankare nëpërmjet një modeli të ri bankingu që bazohet në teknologji. Ofrimi i shërbimeve bankare pa ndërmjetësinë apo kontaktin e drejtpërdrejtë me punonjësin e bankës duke i lejuar klientit aksesin e shërbimeve nëpërmjet teknologjisë së informacionit kërkon së pari një model të ri të proçesit të punës dhe sisteme informatike të sofistikuara të cilat, ndërsa shfrytëzojnë mundësitë e ofruara nga zhvillimi i vrullshëm i teknologjisë janë në gjendje të përballen me sfida të shumta që lindin si pasojë e përdorimit të saj.
Në këtë punim dokumentohet puna e kryer për implementimin e shërbimit të bankingut nëpërmjet telefonit (mobile). Në këtë teme përshkruhet fillimisht mënyra e funksionimit të shërbimit të bankingut nëpërmjet mobile si dhe trajtohen disa çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me sigurinë e këtij shërbimi.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.1056
Recommended Citation
Prokshi, Fiona, "PЁRDORIMI I TELEFONAVE CELULAR NЁ ONLINE BANKING" (2017). Theses and Dissertations. 1272.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1272