Date of Award
Fall 10-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ermal Lubishtani
Language
Albanian
Abstract
Ekonomia e një vendi shquhet si pasuria kryesore për zhvillim dhe forcim. Stabiliteti dhe qëndrueshmëria ekonomik janë faktorë kyç për të siguruar mirëqenie për banorët e një vendi. Lufta për ngritje ekonomike nuk është aspak e lehtë, shteti duhet të inkurajojnë politika dhe strategji të shumta duke kontraktuar ekspert të fushës për analiza të ndryshme ekonomike- financiare. Shumë vende të zhvilluara kanë arritur të jenë të fuqishme përmes politikave adekuate të përcaktuara nga organet kompetente. Mirëpo edhe shumë vende tjera më pak të zhvilluara janë dëmtuar jashtëzakonisht shumë nga mungesa e njohurive për të shfrytëzuar në mënyrë efektive burimet dhe resurset e vendit. Janë bërë shumë hulumtime dhe studime për të kuptuar faktorët influencuese për ngritje ekonomike duke kërkuar përgjigje për shumë pyetje kërkimore siç janë: se cilët janë ndikuesit kryesorë për rritje ekonomike, si matet ekonomia e një vendit, si arrihet stabiliteti dhe qëndrueshmëria etj.
Ekonomia është çështje serioze sepse në mënyrë direkt prek mirëqenien e qytetarëve. Andaj është shumë e nevojshme të bëhen hulumtime të vazhdueshme për të përcjellur ndryshimet ekonomike si rritjet, rëniet, eksportet dhe importet, shkallën e inflacionit etj.
Ky punim është ngritur për nevoja studentore për realizimin e temës së diplomës me qëllim të zhvillimit të aftësive profesionale duke shtjelluar dhe analizuar termin e ekonomisë, me theks të veçantë ekonominë dhe tregtinë e Republikën e Kosovës gjatë viteve 2015-2016. Punimi synon që përmes statistikave të vlerësojë situatën aktuale ekonomike me të kaluarën, një ashtu ndikimin e tregtisë për rritjen dhe stabilizimin ekonomik.
Punimi do të shfrytëzojë maksimalisht burimet sekondare si hulumtimet e mëparshme, artikuj, web analiza, dhe literaturën e degës së ekonomisë të cilat do të shërbejnë për të prezantuar aspektet teorike të rolit të tregtisë në rritjen ekonomike, dhe më pas do të analizojë të dhënat statistikore të publikuara në rrjetet sociale nga institucionet e larta të Republikës së Kosovës mbi çështjet ekonomike.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.1052
Recommended Citation
Asllani, Emnolina, "NDIKIMI I TREGTISË NË RRITJEN EKONOMIKE" (2017). Theses and Dissertations. 1276.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1276