Date of Award
Fall 11-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Naim Preniqi
Language
Albanian
Abstract
Numri i përdoruesve dhe i uebfaqeve në internet ka një rritje të madhe çdo ditë e më tepër. Njëra nga arsyet e kësaj rritje është sepse secili individ dëshiron të gjejë një vend dhe të identifikohet në World Wide Web. Ky vend mund të jetë i tipit të ndryshëm sikurse: Një profil në rrjete sociale, një uebfaqe personale apo një blog. Si rrjedhojë e këtyre ngjarjeve platformat si Wordpress kanë një ngritje të vazhdueshme të përdoruesve. Falë këtyre platformave numri i uebfaqeve dhe blogjeve është rritur dukshëm, duke rritur përpjekjet për një teknikë sa më efektive të zhvillimit të uebfaqeve. Në të njëjtën kohë, përparimi dhe rritja e këtyre platformave kanë mundësuar krijimin e shumë themes. Aktualisht, themes mund të shfletohen dhe të vizualizohen në panelin administrativ të WordPress, të cilat mund të përdoren në mënyrë të thjeshtë për të ndërtuar një uebfaqe. Prandaj, përdoruesit mund të zgjedhin theme që i përshtatet më së miri dhe të ndërtojnë uebfaqen e tyre personale me atë theme. Qëllimi i parë dhe më i rëndësishëm i këtij studimi është të zhvillohet një theme për WordPress. Është zhvilluar theme i quajtur “Lisboa theme” i cili kombindon një dizajn minimal modern me një mori funksionalitetesh për t’ju ndihmuar të krijoni një uebfaqe të shkëlqyer në një kohë të shkurtër. Është zhvilluar një theme i cili ofron funksionalitete të trendeve më të fundit, ku mund të krijoni uebfaqe dinamike të cilat janë të përshtatshme për të gjitha pajisjet e ofruara në treg. Është diskutuar në detaj çdo sfidë teknike si dhe zgjedhja e tyre gjatë zhvillimit, meqë rast është paraqitur edhe pjesa e kodit në veçanti. Dizajnimi, zhvillimi dhe integrimi i shabllonëve, parametrave dhe plugins në këtë theme është specifikuar detajisht në këtë hulumtim. Rezultet tona të fituara pas zhvillimit tregojnë se Lisboa theme është një theme i lehtë për tu instaluar dhe përdorur. Si rrjedhim i kësaj, një përdoures i thjeshtë pa pasur njohuri programuese mund ta ndërtojë uebfaqen e tij personale.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.1547
Recommended Citation
Lumi, Ardian, "KRIJIMI I SHABLLONIT PËR NDËRTIMIN E UEBSAJTEVE LISBOA THEME" (2017). Theses and Dissertations. 1284.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1284