Date of Award

Spring 3-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Ylber Limani

Language

Albanian

Abstract

Në këtë punim është përmbledhur dhe analizuar ndikimi i inovacionit dhe eksportit në rritjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si dhe ndërlidhja midis tyre, pra mënyrat se si inovacioni çon kompaninë drejt eksportit dhe anasjelltas. Së pari është bërë një shqyrtim i literaturës ku janë marrë edhe dy raste studimi nga kompanitë internacionale. Pastaj janë marrur në intervistë dy kompani kosovare në formë të rasteve studimore për të parë se sa ato bëjnë inovacione, çfarë lloj inovacionesh bëjnë, si ka ndikuar inovacioni në eksport dhe anasjelltas si dhe janë krahasuar me të dhënat nga literatura dhe nga kompanitë internacionale. Pas analizimit dhe krahasimit të të dhënave nga literatura dhe praktika, rezultatet tregojnë se inovacioni ka ndikim të lartë në rritjen e kompanisë. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të cilat janë të përfshira në inovacione, sidomos në atë të produktit dhe procesit, janë më të prirura të internacionalizohen, pra të eksportojnë, dhe e kundërta, pra është parë se kompanitë kur eksportojnë marrin njohuri të reja nga tregjet ndërkombëtare dhe i aplikojnë ato duke inovuar edhe brenda vendit, duke përmirësuar cilësinë e produkteve/ shërbimeve, gjë që ndikon në rritjen e shitjeve të kompanisë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.1060

Included in

Business Commons

Share

COinS