ROLI I AUDITORIT NË INSTITUCIONE PUBLIKE
Date of Award
Summer 7-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Bukurije Jusufi
Language
Albanian
Abstract
Strategjia për funksionin e Auditimit te brendshëm ne Kosovë ofron një kontekst te rëndësishëm për zhvillimin e auditimit te brendshëm. Auditorët e brendshëm i gëzojnë te drejtat e garantuara me ligjin mbi auditimin e brendshëm për qasje ne te gjitha informacionet, dokumentet, punonjësit dhe pasurit e organizatës apo edhe institucionit publik i cili auditohet me qellim te ushtrimit te funksionit te tyre. Për kryerjen e aktiviteteve te tyre auditorët e brendshëm duhet te udhëzohen nga standardet e Auditimit te brendshëm si dhe nga gjykimi i tyre profesional. Nëse i referohemi objektivave të përgjithshme, qëllimeve të auditimit si dhe zanafillës historike të auditimit ekzistojnë dy lloje të ndryshme të auditimit, auditimi i jashtëm dhe auditimi i brendshëm. Do të shqyrtojmë dy lloje të ndryshme të auditimit, në veçanti auditimin e jashtëm dhe të brendshëm, në mënyrë më të hollësishme ne institucione publike. Është shumë i rëndësishëm fakti që funksioni i auditimit të brendshëm është një aktivitet në vete dhe jo pjesë e strukturave operacionale. Kjo do të thotë që ai është një shërbim i përcaktuar, por jo domosdoshmërisht i vendosur brenda organizatës. Ai mund të sigurohet edhe nga burime të jashtme si shërbim i kontraktuar. Si një shërbim aktiviteti i auditimit të brendshëm duhet të krijojë një bazë për klientin duke njohur dhe kuptuar nevojat e organizatës. Shërbimi i auditimit të brendshëm duhet të çoj drejt përfitimeve për organizatën apo institucionin pavarësisht synimeve që ka vetë auditimi i brendshëm. Shtimi i vlerës duhet zërë vendin e parë në mendjen e drejtorit të auditimit të brendshëm dhe ky tipar duhet të udhëheqë të gjithë procesin e AB. Praktikat e auditimit te jashtëm evoluojnë dhe përmirësohen për t’ju përshtatur ndryshimeve në mënyrat se si organizatat në sektorin publik dhe privat i raportojnë aktivitetet e tyre. Kërkesat profesionale (siç janë standardet e auditimit) duhet të jenë një kodifikim i praktikës së mirë. Kompetencat, përgjegjësitë dhe caktimi i auditimit të jashtëm, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, përcaktohen sipas legjislacionit. Vlerësimet e jashtme mund të jenë në formën e një vlerësimi të plotë të jashtëm, ose e një vetëvlerësimi me miratim të jashtëm. Një vlerësues i kualifikuar ose skuadër vlerësuesish tregon afërsitë përkatëse në dy drejtime: praktika profesionale e auditimit të brendshëm dhe procesi i vlerësimit të jashtëm.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.1069
Recommended Citation
Gashi, Llukman, "ROLI I AUDITORIT NË INSTITUCIONE PUBLIKE" (2017). Theses and Dissertations. 1299.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1299