Date of Award
Summer 6-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Nehat Ramadani
Language
Albanian
Abstract
Koncepti i marketingut është aq i vjetër sa edhe vetë qytetërimi. Koncepti i marketingut ka ndryshuar vazhdimisht me ndryshimin e kohës. "Marketingu është proces shoqëror dhe menaxhues, përmes të cilit individët dhe grupet përfitojnë atë për çka kanë nevojë dhe çka dëshirojnë përmes krijimit, ofrimit dhe shkëmbimit të produkteve të vlefshme me të tjerët." (Kotler, 2006). Tema e marrë ne studim, eshte teme e rendesishme per te parë se si funksionon plani i marketingut në vënd, Kosovë. "Marketingu është një proces i cili na mëson të marrim vendime të mira. Menaxhimi i marketingut është i domosdoshëm për të arritur sukses një organizatë dhe për t'i ikur dështimit të firmave, sidomos të atyre që janë ne fillim." (Reshid, 2007). Menaxhimi si lëmi e marketingut përgjithësisht në mbarëvajtjen e proceseve ekonomike dhe vet ekonomisë, të cilën po e jetojmë. Kjo është një çështje shumë delikate pasi sado që një ekonomi, rrjedhimisht ndërmarrjet biznesore, të jenë në nivelin më të lartë të zhvillimit përsëri është shumë e rëndësishme që strukturat e promovimit të përfshijnë planin e marketingut. "Temën e kam trajtuar në këndvështrimin e dallimeve mes marketingut nga ana e bizneseve dhe atë nga shtëpitë e konsulencës. Përmes ketij punimi kam trajnuar funksionin e marketingut nga ana e bizneseve private si dhe shtëpive të konsulencës. Sot marketingu aplikohet anë e mbanë botes dhe është çdo herë në përmirësim e sipër. Marketingu çdo herë vije në mënyra të ndryshme, të cilat jo çdo herë gjejnë aplikim në vendin tonë. Tema trajnon se sa është i rëndësishëm avancimi i marketingut në biznesin perkatës, duke përdorur marketingun e qëlluar." (Bajrami, 2014).
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.1068
Recommended Citation
Sinanaj, Liridon, "ZHVILLIMI I PLANIT TË MARKETINGUT NGA PERSPEKTIVA E BIZNESEVE DHE SHTËPIVE TË KONSULENCËS" (2017). Theses and Dissertations. 1302.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1302