Date of Award

Fall 9-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Ylber Limani

Language

Albanian

Abstract

Inovacionet janë shumë të popullarizuara në botë e sidomos në vendet e zhvilluara dhe deri vonë është menduar që inovacionet janë vetëm teknologjike. Zhvillimi ekonomik ka ndikuar në përmirësim të arsimit, ku njohuritë edukative, puna dhe kapitali njerëzor së bashku më teknologji kanë ndikuar në zhvillim më të shpejtë ekonomik dhe inovacione. Këto ditë më diferenca zhvillimore kaq të mëdha ndërmjet shteteve, teknologjia e avancuar mundëson që të shkëmbehen ide për të promovuar inovacione. Edhe pse mundësitë dhe efektet janë të ndryshme për çdo shtet, edukimi, informatat, teknologjia ka mundësuar që të zhvillohen inovacione që kanë ndikim shumë të madh për zhvillim ekonomik.

Mundësitë e shkëmbimit të lirë të dijës për të promovuar inovacione më ketë avancim të teknologjisë janë shumë të mëdha në takime nëpër forume botërore, ekspozita , takime botërore, kontakte akademike, marrëveshjet politike ndërmjet shteteve, organizatave etj.

Efektet e shkëmbimit të dijes për të promovuar inovacione ndikojnë në stimulim, rimëkëmbje, begatim po ashtu mund të kenë edhe efekt katalitik në shtet, regjion apo botë nëse ekziston potenciali. Lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallit, kontribuon në zhvillim të demokracisë që stimulon inovacionet dhe zhvillim më të shpejtë. Në shekullin e 20 ka qenë e rëndësishme që njerëzit të edukohen si të bëjnë punën ndërsa në ketë shekull kërkohet edhe më tepër se sa të dihet si të kryhet puna. Tani është e rëndësishme që njerëzit apo organizatat dhe institucionet të reagojnë shpejt, të adaptohen shpejt dhe të jenë inovative. Në bazë të shqyrtimit të literaturës në këtë punim do të shqyrtohen efektet dhe mundësitë e shkëmbimit të dijes për inovacione dhe ndikimi i tyre pozitiv apo negativ. Që të bëhet SHLD kërkon shumë më tepër fokusim gjithëpërfshirës sesa vetëm në një shkëmbim i dijes më specifik. Kultura e vendeve ndikon shume në SHD dhe ndikon në inovacione.

Duhet të bëhet një urë lidhëse në mes të dijes ekzistuese dhe dijes së re që në të ardhmen të bëhet shkëmbim i lire i dijes për inovacione.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.1066

Included in

Business Commons

Share

COinS