Date of Award

Fall 11-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Blerton Abazi

Language

Albanian

Abstract

Rrjetet Private Virtual (VPNs) janë një pjesë përbërëse e mbrojtjes së komunikimeve të një kompanie, mbrojtjes nga shikimi i paautorizuar, dhe manipulimit të paautorizuar.

Në mënyrë që punonjësit të kryejnë biznesin apo detyrat në distancë në mënyrë efektive dhe të sigurt nga një vendndodhje të degës së kompanisë ose gjatë udhëtimit, rrjetet private virtuale mund të shihen si një domosdoshmëri absolute.

Duke filluar me një grup të caktuar të kërkesave të komunikimit në rrjet, hipoteza jonë për projektin ishte se zbatimi më i përshtatshëm VPN për institutin bankar (një institut bankar fiktiv që ne krijuam) do të ishte një IPSec VPN klient.

Të përfshira në raport janë përkufizimet themelore, implementimet dhe testet për tri llojet të ndryshme të VPN që janë përdorur për të konfirmuar këtë hipotezë:

1) Site-to-Site: Lidhja në formatin e tunelit (tunnel mode) ndërmjet porteve VPN. Procesi i kriptimit dhe transferimit e të dhënave në mes të rrjeteve është transparent për përdoruesit fundor. [1]

2) IPSec client: VPN Network Layer për të dy network-to-network dhe remote-access. Përdoruesit e fundëm do të duhet të përdorin ose Cisco ose Open Source VPN softuer në kompjuterët e tyre.

3) Clientless SSL: "Teknologjia VPN me qasje në distancë (remote-access) që ofron shtresen e Prezantimit me shërbime të kriptimit për aplikacione përmes ridrejtimit lokal në klientin."[2]

VPN komunikimet krijohen duke përdorur një shfletues (browser) dhe jo softuer të veçantë të instaluar në pajisjen e përdoruesit fundor.

Rezultatet e testimit nga implementimet e më sipërme VPN janë publikuar dhe janë bërë krahasime ndërmjet llojeve të ndryshme të VPN-ve, në lidhje me kohën e ndërmarrë për të aplikuar konfigurimin e rrjetit / konfigurimin e përdoruesit fundor, shpenzimet e bëra në prokurim të pajisjeve shtesë / softuer për të zbatuar VPN (nëse ka), ndikim në përdoruesit fundorë, shkallëzueshmëria dhe së fundi, funksionalitetin e përgjithshëm të zgjidhjes VPN si ajo lidhet me operacionet e përditëshme të biznesit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.1563

Share

COinS