Date of Award

Spring 4-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Ramiz Hoxha

Language

Albanian

Abstract

Ky studim është përqendruar në implementimin e dy web dizajneve të cilat përdoren për të shfaqur përmbajtjen e njejtë në pajisje të ndryshme. Duke u bazuar në literaturën e tanishme e cila nuk ka ndonjë shpjegim të detajuar në diferencat mes Responsive web design dhe Adaptive web design, synim i këtij studimi ishte testimi i bazuar në zhvillim. Së këndejmi dy websajte u zhvilluan në metoda të ndryshme për t’i parë dallimet praktike, një pyetësor u krijua për analizimin e tregut si dhe u intervistua një inxhinier i softverit në aspektin biznesor. Rezultatet e nxjerra tregojnë që dizajni Responsive ka shumë më shumë avantazhe sesa Adaptive si dhe është më i popullarizuar. Ky studim teston dhe analizon deri në detaje të dy dizajnet duke ofruar rezultate të bazuara në praktikë. Rezultatet shfaqin se si janë të pozicionuar Responsive dhe Adaptive në termin e lehtësisë së përdorimit, madhësive të ekranit, Search Engine Optimization si dhe në termin e shpejtësisë dhe përdorimit të resurseve.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.1584

Share

COinS