Date of Award
Winter 1-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Computer and Information Science (MCIS)
Department
Computer Science
First Advisor
Zhilbert Tafa
Second Advisor
Ramiz Hoxha
Language
Albanian
Abstract
E-biznesi (biznesi elektronik) është sjellja e proceseve të biznesit në internet. Këto procese elektronike të biznesit përfshijnë blerjen dhe shitjen e produkteve, furnizimet dhe shërbimet, shërbimet e klientëve, pagesat dhe procedimet, menaxhimi i kontrollit të produkteve, shkëmbimi i informacionit, etj. Ato janë bërë platformë për kompanitë, që t’i përmbushin nevojat e bizneseve të tyre. Në këtë rast, ueb teknologjitë që shfrytëzohen për zhvillimin e ueb aplikacioneve dhe ueb faqeve janë bërë shumë të rëndësishme.
Publikimi i ueb faqeve është një nga mënyrat më efikase për të paraqitur veprimtarinë tonë për publikun e gjerë. Kjo tezë përshkruan zhvillimin dhe performancën e ueb faqeve dhe aplikacioneve. Krahasimi është bërë mbi shembullin e krijimit të një ueb aplikacioni me të dyja gjuhët programuese (Asp.Net dhe PHP), ku kemi të bëjmë më pjesën e shfaqjes dhe të administrimit. Në pjesën e administrimit, përdoruesi duhet të ketë qasje në ueb për ta përditësuar ueb faqen, duke shtuar, ndryshuar dhe fshirë materiale. Të gjitha këto ndryshime që bëhen në pjesën e administratorit, do të reflektojnë menjëherë në shfaqjen që do t’i bëhet klientit. Në këtë rast, njëra nga ueb faqet duhet të ketë shpejtësinë e shfaqjes së të dhënave më të madhe.
Shumica e kompanive dhe zhvilluesit e softuerëve diskutojnë rreth teknologjive dhe japin lloj-lloj mendime se njëra teknologji është më e mirë se tjetra. Ata duhet të jenë në dijeni në lidhje me zgjedhjen e gjuhës programuese më të përshtatshme për ndërtimin e ueb faqeve dhe aplikacioneve. Teknologjitë që shfrytëzohen për ndërtimin e ueb faqeve dhe ueb aplikacioneve janë: Hypertext Preprocessor (PHP), Active Server Pages (ASP.NET), Could Fusion Markup Language (CFML), Java, Python dhe Ruby on Rails. Këto teknologji janë të dobishme për të arritur qëllimet e klientëve dhe organizatave të biznesit. Por, ASP.NET dhe PHP janë teknologjitë më konkurruese nga të gjitha.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.1583
Recommended Citation
Rexhepi, Rexhep, "KRAHASIMI I TEKNOLOGJIVE PËR ZHVILLIM TË WEB – ASP.NET KUNDREJT PHP" (2017). Theses and Dissertations. 1326.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1326