Date of Award

Fall 9-2010

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Bertan Karahoda

Language

Albanian

Abstract

Windows XP embedded (XPe) është para se gjithash një komplet i veglave që mundëson ndërtimin e një versioni me porosi të Windows XP Professional. Duke zgjedhur vetëm komponentët qe ju nevojitën mund të zhvillohet një sistem operativ (SO) me të gjitha karakteristikat që i kërkon projekti përkatës. Kjo domethënë se programet e zakonshme të Windows-it duke përfshire edhe programet .NET based mund të ekzekutohen në sistemin operativ tuaj përderisa ju i keni përfshirë të gjitha komponentët që programi juaj mbështetët. Për shembull nuk mund të ekzekutoni asnjë aplikacion të rrjetit pa i perfshirë komponentet e rrjetit.Windows XP Embedded është një përshtatje e mirë për zhvilluesit që janë tanimë të njohur me platformën e Windows-it që nuk kanë kerkesa real-time. Në këtë punim do të krijohet një sistem operativ me XP embedded që do të perdoret për nevoja të Universitetit për Teknologji dhe Bisnes (UBT) në Prishtinë. Në start menu të këtij sistemi operativ do të jetë vetëm Internet Explorer dhe Turn off computer. Ky sistem operativ do të instalohet në laptopët e UBT dhe studentët do të kenë mundësi që të kyqen vetëm në internet dhe të mos kenë qasje në ndryshimet e mundshme të settings të kompjuterit. Sistemi operativ do të hapet shumë shpejtë pasi që gjatë startimit nuk do të jetë e nevojshme që të lexohen të gjitha driverat por vetëm ato qe janë të zgjedhura për këtë sistem operativ.

DOI

10.33107/ubt-etd.2010.1600

Share

COinS