KRIMET KIBERNETIKE
Date of Award
Fall 9-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Naim Preniqi
Language
Albanian
Abstract
Në ditët e sotme moderne ku po mbizotëron e ashtëquajtura Epoka e Internet-it shumë nga punët e përditshme si pagesat, komunikimi në mes njerëzve, ndjekja e kurseve mësimore, shkarkimi dhe ngarkimi i dokumenteve të ndryshme, njoftimet rreth ngjarjeve në botë apo edhe përdorimi i aplikacioneve të ndryshme për argëtim ndodhin online me anë të pajisjeve të ndryshme si kompjuterët personal, telefonat e mençur dhe pajisjet tjera.
Njëra ndër gjërat më të rëndësishme që është e mundur falë internetit është mundësia që çdo kush në botë pavarësisht vendndodhjes i jepet mundësia që të lexojë dhe të njoftohet për ngjarjet nga e gjithë bota. Për këtë qëllim janë zhvilluar dhe po vazhdojnë akoma të zhvillohen aplikacione mobile apo portale të ndryshme të cilat sjellin lajme të ndryshme në kohë reale nga të gjitha sferat e jetës. Mirëpo përdorimi i këtyre aplikacioneve qoftë edhe për blerje online apo kyqja në rrjetet sociale kërkon informatat e tona personale që të kryhen këto punë të caktuara të cilat shpien edhe në marrjen e paautorizuar të atyre informatave në mënyra të ndryshme edhe për qëllime të ndryshme.
Zhvillimi dhe avancimi i teknologjisë sot, si dhe përdorimi i Internetit na kanë mundësuar një qasje më të lehtë në ç’do sferë të jetës. Rreziqet të cilat paraqiten sot nga këto teknologji janë shfrytëzimi i të dhënave dhe sistemeve kompjuterike për kryerjen e aktiviteteve ilegale që i definojmë si krime kibernetike. Krimet kibernetike sot përbëhen prej individëve të organizuar që të kryejnë krime. Këta individë sulmojnë në fushën e kriminologjisë, drejtësisë, ekonomisë, bizenseve, etj. Teknologjitë e reja janë në evolucion të vazhdueshëm dhe poashtut edhe rreziqet që na paraqiten nga këto teknologji evoluojnë. Ky hulumtim përshkruan çka janë krimet kibernetike, zhvillimi i krimeve kibernetike, llojet e krimeve kibernetike si dhe mënyrat e sulmeve. Ky projekt poashtu analizon krimet kibernetike gjatë viteve 2015-2017 dhe masat parandaluese ndaj sulmeve të ardhshme.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.1708
Recommended Citation
Gjyshinca, Dua, "KRIMET KIBERNETIKE" (2018). Theses and Dissertations. 1400.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1400