Date of Award

Summer 7-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Fisnik Prekazi

Language

Albanian

Abstract

Ky punim diplome ka për qellim krahasimin e implementimit të Model-View-Controller (MVC) si model dizajnues që kohëve të fundit është duke u praktikuar në shumë organizata për zhvillimin e aplikacioneve në gjuhë të ndryshmë programuese. Ne do të fokusohemi kryesisht në dy nga platformat më të fuqishme në treg ASP.NET dhe JSP. Gjatë shfletimit të këtij punimi, fillimisht do njoftoheni me konceptet e modelit MVC, historiku i zhvillimit si model dizajnues dhe cilat nga platformat ekzistuese kanë punuar drejt ofrimit të një ambienti të përshtatshëm zhvillues për implementimin e MVC-së. Pasi të këmi marrë një ide të qartë rreth modelit në fjalë, pjesa tjetër e punimit shtjellon implementimin e një shembulli konkret të një sistemi të thjeshtë për authentikim duke përdorur modelin MVC si model dizajnues të arkitektures, dhe në fund do bëjmë krahasim të detajizuar të dy platformave duke u bazuar në disa veçori që karakterizojnë implementimin e modelit siç janë: siguria, përkrahja në shpejtësi të zhvillimit, automatizimi i kodit, url customization etj. Si përfundim, objektiva e vetme e këtij punimi është të vijë në përfundim se cila nga platformat është më e përshtatshme për implementimi të MVC-së duke u bazuar në fakte dhe argumente të nxjerra gjatë hulumtimeve.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1706

Share

COinS