Date of Award
Fall 11-2012
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Petrit Shala
Language
Albania
Abstract
Cilësia e shërbimeve të ofruara nga një rrjete varet nga shumë faktorë. Megjithëse prodhuesit e pajisjeve të TI-së vazhdimisht ofrojnë zgjidhje të ndryshme për të rritur cilësinë e ofrimit të shërbimeve përmes TI-së. Është e pamundshme që me hovin që ka teknologjia informative ditëve të sotme, një organizatë të furnizohet në vazhdimësi me çdo pajisje të re që ofrojnë prodhuesit e tyre. Ajo që është në fokus edhe në këtë punim është pikërisht adresimi i mundësive që ofrojnë prodhuesit e njohur botërorë të TI-së për trajtimin e informatave që rrjedhin në rrjetë, gjithnjë duke i bërë ato të sillen në mënyrën që i përshtaten kërkesave të organizatës dhe menaxhimin e rrjedhës së këtyre informatave. Pra rrjedha e tyre të jetë në atë mënyrë që do të rritej cilësia e shërbimeve që ofron kjo infrastrukturë bazuar në burimet aktuale. Metodat e përdorura për trajtimin e informatave në ruterë, e që i përshtaten aktualisht edhe KGJK-së janë ato të rekomanduara nga CISCO për klasifikimin e informatave(shembull në bazë të ueb-faqeve ose hostave) përmes NBAR i cili njëkohësisht mund të përdoret edhe për identifikimin e informatave të padëshiruara si dhe ato të dëmshme(virus, krimba). QoS ( Cilësia e shërbimeve) nuk e zgjeron “rrugën”, thjesht ajo mundëson një shfrytëzim sipas kërkesave të organizatës për të bërë këtë rrugë më të shfrytëzueshme ndaj prioriteteve të saj. Cilësia e shërbimeve e një infrastrukture pa tjetër përfshinë edhe ndërtimin e një ambienti i cili krijon një nivel të lartë dhe të sigurt të qasjes në resurset e rrjetës siç është protokolli i rekomanduar nga Microsoft NAP. Po ashtu në këtë punim janë përfshirë edhe ndryshimet që do të duhet të bëhen në infrastrukturën aktuale që ti përshtatet nevojave të kohës dhe kërkesave që ka sot shoqëria në përgjithësi nga organet gjyqësore, e që janë në harmoni edhe me strategjinë e ardhshme që është duke u zhvilluar për ICT-në në institucionet gjyqësore.
DOI
10.33107/ubt-etd.2012.1624
Recommended Citation
Kurshumliu, Gëzim, "QoS në infrastrukturën e KGJK-së" (2012). Theses and Dissertations. 1418.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1418