Date of Award

Spring 5-2015

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Shkëlqim Berisha

Language

Albania

Abstract

Spyware është një softuer i instaluar në një sistem kompjuterik. Programet Spyware tentojnë të instalohen në kompjutëret e punonjësve për të monitoruar veprimet e tyre duke mbledhur informacione private të cilat janë në rëndësi për palen e tretë. Spyware është një kërcënim në rritje duke përfshire kompanitë në përgjithësi poashtu edhe mjedise tjera të punës.Spyware-i është një kategori e gjerë e softuerit me qëllim të keq. Ai është zhvilluar nga individët të cilët kanë krijuar këtë lloj programi me qëllim që të ndërpres ose të marrë kontrollin e pjesshëm të funksionit të kompjuterit në mesin e aktivitetetve tjera të dyshimta dhe të dëmshme. Spyware është konsideruar të jetë një nga kërcënimet me të mëdha të sotme të sigurisë për sistemet e rrjetit. Gjatë këtij punimi do shqyrtohen pikat e forta, dobësitë, mundësitë dhe kërcënimet brenda mjedisit organizativ dhe trajnimi i punonjësve për identifikim dhe mbrotje ndaj këtyre Sulmeve. Një nga mënyrat me të zakonshme për të marre Spyware në një sistem është duke instaluar softuere nga burime të dyshimta ose përmes pop-ups reklamave ku përmes tyre Spyware tënton te hyj në kompjutëret personal të punonjësve ose te rrjetit të kompanisë, përmes këtyre rrugve tënton të ketë qasje në Hard-drive të kompjuterit duke kryer dëme të pariparushme. Mënyra e vetme për mbrojtje nga këto sulme është edukimi i punonjësve dhe mbrojtja përmes programeve Anti-Spyware. Me anë të edukimit, punonjësit aftësohen në identifikim dhe mbrojtje ndaj këtyre sulmeve. Edukimi i punonjësve në këtë rast tentohet të arrihet përmes këtij punimi ku shpjegohet ajo se çfarë janë këto sulme, rreziku nga infektimi përmes tyre dhe aftësia për identifikim dhe mbrojtje ndaj tyre.

DOI

10.33107/ubt-etd.2015.1623

Share

COinS