Date of Award

Fall 11-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Faton Maliqi

Language

Albanian

Abstract

Kërkesa për lloje të ndryshme të komunikimeve të tilla si zëri, imazhet, videot dhe të dhënat tjera, rrisin kërkesën për shpejtësi më të mëdha të transmetimit. Nevoja për kapacitete më të mëdha, ka shtyrë më tutje zhvillimin e teknologjisë, e ku multipleksimi gjen zbatim të rëndësishëm në këtë drejtim.

Multipleksimi ka evoluar me kalimin e viteve. Kjo është filluar me metodën e Emile Baudot për të transmetuar gjashtë sinjale telegrafi njëkohësisht përmes një kablli në sistemet e komunikimit me sinjal të përzier me shpejtësi të lartë, që tani janë të zakonshme. Evolucioni filloi me burime identike të shumëfishta informacioni, siç janë pajisjet e thjeshta të shërbimit të vjetër telefonik POTS (angl. Plain Old Telephony System). Kohët e fundit, megjithatë, metodat për të kombinuar sinjalet nga burime të ndryshme informacioni, të tilla si sinjalet telefonike dhe video, për shembull, përfshijnë çasje të reja në zhvillimin e programeve kompjuterike dhe pajisjeve kompjuterike, dhe ndryshime thelbësore në mënyrën se si ne parashikojmë diagramet bazë të sistemeve të komunikimit.

Në telefoninë celulare, që nga shërbimi i gjeneratës së parë me bazë analoge (1G) e deri tek LTE (tani pranohet si 4.5G), industria e komunikimit pa tela është shndërruar në industri të fuqishme e fitimprurëse, duke ndikuar kështu që kërkimet për përmirësime shtesë të jenë intenzive. Por, nevoja për teknikat e multipleksimit mbetet pjesë integrale e çdo teknologjie të re.

Ky punim paraqet një përmbledhje të teknikave kryesore të multipleksimit, dhe multipleksimit me çasje të shumëfishtë. Pos përmbledhjes së zbatimit të këtyre teknikave në teknologjitë kryesore ndër vite, në këtë punim janë krahasuar edhe skemat CDMA, FDMA dhe TDMA në sisteme konkrete. Në rastin tonë, ne kemi bërë një përmbledhje të krahasimit të këtyre teknikave përmes rezultateve numerike në sistemet satelitore. Gjithashtu, në fund, është ofruar edhe një përmbledhje e krahasimit të këtyre teknikave edhe për nga aspekti i efikasitetit spektral dhe për sistemet OFDM, duke paraqitur edhe referencat adekuate për lexuesin.

Shpresojmë që ky punim mund të shërbejë si një përmbledhje orientuese për lexuesin i cili dëshiron të fitojë njohuri bazike lidhur me teknikat e multipleksimit dhe zbatimit të tyre në sistemet praktike.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1693

Share

COinS