Date of Award
Winter 2-2014
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Selman Haxhijaha
Language
Albania
Abstract
Përgjatë viteve, kanë ndodhur ndryshime marramendëse në avancimin e teknologjisë së komunikimit dhe ka me mijëra aplikacione të cilat i gjejmë në treg. Shumë nga këto aplikacione janë të llojit (real-time) apo të pa-ndërprera dhe si të tilla janë të ndjeshme ndaj ndërprerjes së trafikut, për shkak të natyrës së tyre të shkëmbimit të të dhënave në kohë reale dhe pa pengesa. Në cilindo lloj të rrjetit, redundanca është tejet e rëndësishme që të sigurojë dhe të “shërojë” lidhjen përmes intervenimit automatik në rast të ndërprerjeve, dështimit apo de-aktivizimit të linkut për çfarëdo lloj arsye. Sido që të jetë, konsideroj që është tepër me rëndësi të dizajnojmë një rrjetë me redundancën optimale, veçanërisht për pajisjet që nuk guxojnë të pësojnë ndërprerje, në mënyrë që të ndodhin sa me pakë humbje në kohë dhe zgjidhje të problemit. Konfigurimi i redundancës në shtresa të ndryshme të rrjetës varet nga pajisjet dhe dizajni që ajo rrjetë ka. Kjo temë është kryesisht e fokusuar në redundancëne nevojitur për rrjetat e shtresës kampus, e cila tani më është tejet e popullarizuar për shkak të implementimit në korporatat e mesme dhe të mëdha, universitete apo agjenci qeveritare, etj. Përqendrimi kryesor në këtë temë është mbi analizën e redundancës në rrjetat kompjuterike, duke përfshirë proceset e ndryshme të saj, siç janë: unazat e brixhit, bllokimi i tyre, veprimet e protokolleve që përkrahin redundancën, etj. Uroj që shtjellimi i kësaj teme të jetë një ndihmesë profesionale për arkitektët e rrjetave kompjuterike, administratorët e rrjetave dhe persona të tjerë, që të marrin në konsideratë analizën e kësaj teme para, gjatë dhe pas implementimit të redundancës në rrjetat kompjuterike.
DOI
10.33107/ubt-etd.2014.1651
Recommended Citation
Kolgeci, Selim, "Analiza e Redundancës në Shtresën 2 të Rrjetës Kampus" (2014). Theses and Dissertations. 1470.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1470