Date of Award
Winter 2-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Fisnik Prekazi
Language
Albania
Abstract
Ky punim bazohet në njohjen e zhvillimit të sistemit operativ Android dhe në zhvillimin e një aplikacioni specifik. Tregohet se si gjatë kohës është zhvilluar sistemi operativ dhe poashtu si ka arritur t'i publikoj karakteristikat të cilat rezultuan të nevojshme për një shfrytëzues të këtij sistemi operativ, si ka arritur të jetë një ndër të parët në treg dhe se si është bërë kaq fleksibil dhe lehtë i përdorshëm. Në këtë punim tregohet se cilat ishin qëllimet e para të krijimit të Android Inc., tregohet se cili ishte misioni i tyre. Po ashtu tregohen se cilat ishin marrëveshjet më të suksesshme për kompaninë Android që arriti të bëhej një ndër kompanitë më të suksesshme në tregun botëror. Qëllimi i këtij punimi ishte zhvillimi i një aplikacioni në platformën Android, i cili do të mundësonte listimin e aplikacioneve që janë aktualisht të instaluara si dhe do të mundësonte shfaqjen e baterisë së konsumuar për ato aplikacione. Për secilin aplikacion u parapa të tregohet përqindja e shfrytëzimit të baterisë, e cila kalkulohet në bazë të përdorimit të atij aplikacioni dhe përdorimit të resurseve të pajisjes nga ai aplikacion. Mirëpo pasi që shfaqja e baterisë ishte thuajse e pamundur për shkak të ndalimit të përdorimit të API-ve që kanë mundësuar kalkulimin e baterisë, është zhvilluar një aplikacion më ndryshe, që mundëson shfaqjen e përqindjes së përdorimit për çdo aplikacion. Arsyeja e zhvillimit të një aplikacioni të tillë është sepse secili aplikacion ka mënyra të ndryshme të shfrytëzimit të resurseve të pajisjes dhe shfrytëzimi i tepërt i resurseve të pajisjes ndikon në shkarkimin e shpejtë të baterisë. Si rezultat i kësaj, është parë si e nevojshme që një përdorues i telefonit mobil të jetë në gjendje të dijë të menaxhoj secilin aplikacion që është i instaluar në pajisjen e tij.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.1752
Recommended Citation
Sejdiu, Shqipe, "ANDROID APLIKACION: SHFRYTËZIMI I BATERISË NGA APLIKACIONET TJERA" (2019). Theses and Dissertations. 1483.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1483