Date of Award

Fall 10-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Naim Preniqi

Language

Albanian

Abstract

Me zhvillimin e shpejtë të teknologjisë softuerike dhe sidomos asaj mobile, telefoni i mençur (smartphone) është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë të përditshme. Vetëm pas një dekade, teknologjia e telefonëve të mençur ka rezultuar të jetë aq e suksesshme sa që bizneset dhe punëtorët e tyre do ta kishin të vështirë të imagjinonin një ditë të vetme pa përdorimin e kësaj teknologjie. Përveç realizimit të thirrjeve telefonike, sot thuajse të gjithë telefonët e mençur lehtësojnë orientimin në rrugë, realizimin e fotografive, dëgjimin e muzikës, mirëmbajtjen e agjendës ditore e shumë funksione tjera. Telefoni i mençur ka depërtuar thellë tek shumica e individëve përfshirë këtu edhe fëmijët.

Ky punim shkencor trajton çështjet lidhur me perspektivat dhe sfidat e kalimit të porosive të ushqimeve nga mënyra klasike me përmbajtje digjitale për restorantet apo ushqimet e shpejta duke i vështruar nga aspekti e teknologjisë mobile konkretisht në platformën Android. Do të trajtohet gjendja aktuale e porosive online të ushqimeve. Do të bëhet analiza përkatëse e disa aplikacioneve të cilat janë të zhvilluara për qëllime të porosive online. Si rezultat i këtij hulumtimi do të zhvillohet një aplikacion për porosi online në platformën Android, duke tentuar t’i plotësoj ngecjet e aplikacioneve aktuale dhe të tregoj se si mund t’i digjitalizojmë përmbajtjet klasike. Tutje do të shtjellohen dhe implementohen reklamat në aplikacion duke u bazuar në dokumentim të Google. Duke marrë parasysh numrin e madh të përdoruesve të aplikacioneve mobil, zhvillimi i një aplikacioni për porosinë e ushqimeve si dhe njëkohësisht bërjen e pagesës në mënyrë online, lokalizimin e konsumatorëve do të ishte metodë më e lehtë për shfrytëzim më produktiv të teknologjisë moderne dhe përmirësimin e kualitetit të shërbimeve të atyre restoranteve.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.1739

Share

COinS