Date of Award

Fall 9-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Fisnik Prekazi

Language

Albania

Abstract

Kohëve të fundit teknologjia ka filluar të zhvillohet me hapa shumë të shpejtë dhe ky zhvillim i shpejtë i teknologjisë ka prekur edhe sferën e informacionit. Si çdo zhvillim i shpejtë përveç të mirave, ka edhe efektet negative që i krijon. Një nga efektet negative është de funksionalizimi i sistemeve të decentralizuara të informacionit. Me një fjalë shume aplikacione nuk e kishin përdorsh mërin e njëjtë si më parë dhe kjo shtyu inxhinierët kompjuterik që të kërkojnë zgjidhje të problemit përmes sistemeve të cilat do të ishin të centralizuara, ku mirëmbajtja dhe qasja do të ishte shume më e lehtë, më ekonomike. Pra një sistem i centralizuar është Rest API i cili me të vërtet ka bërë një hap të madhë për sa i përket zhvillimit të programeve apo aplikacioneve po ashtu edhe sistemeve të ndryshme të mëdha, të cilat punojnë duke u mbështetur në aftësitë që i ofron Rest API. Edhe pse në fillim termi Rest API mund të dukët i thjeshtë, ai ngërthen më vete aspekte të ndryshme të cilat i mundësojnë një funksionim të mirë. Rest API duhet të plotësojë disa nga kriteret si siguria, besueshmëria, fleksibiliteti, zgjerueshmëria, etj. Për një funksionim normal dhe pa gabime. Qëllimi i këtij hulumtimi është krahasimi i zhvillimit të Rest API përmes dy gjuhëve programuese pothuajse më të përdorura të cilat janë Java(Spring) dhe C#. Ku përmes të cilave do mundohemi të paraqesim aspektet kryesore të zhvillimit të Rest API nga të dy gjuhët programuese.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.1755

Share

COinS