Date of Award
Winter 12-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Bernard Dosti
Language
Albanian
Abstract
Për shkak të riskut të kredisë në rritje, veçanërisht për sektorin e SME-ve, ky studim ndërton një model të matjes së probabilitetit për sukses ose dështim, duke përdorur metodën e regresionit logjistik. Studimet e bazuara në të dhënat e SME-ve janë të rralla dhe ky studim mund të jetë një ndihmë në matjen e riskut të kredisë për këtë sektor, në një treg në zhvillim siç është ekonomia shqiptare. Kjo është për shkak se SME-të luajnë rol të rëndësishëm në ekonominë tonë dhe pothuajse në të gjitha ekonomitë në botë. Ky punim ka për qëllim të japë një trajtim teorik të metodave të menaxhimit bizneseve në Kosovë dhe të analizojë problemet e riskut me qëllim të parandalimit të pasojave të cilat mund të rrjedhin.. Gjatë studimit do të analizohet gjithashtu edhe përvoja e vendeve të zhvilluara në lidhje me çështjet e riskut të kredisë për sektorin e NMV. Ky punim synon të japë një kontribut modest për të argumentuar se çfarë nevojitet të bëhet për të përmirësuar situatën dhe problemet aktuale që mund të kenë bizneset në rast të situatave të menaxhimit joadekuat që kanë të bëjnë lidhur me këtë lëmi. Rezultatet e aritura në këtë studim, do të shërbejnë si bazë për të çelur një fushë të mire kërkimi për studime të mëtejshme.
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.1080
Recommended Citation
Jashanica, Nexhmedin, "CREDIT RISK MANAGEMENT SECTOR ENTERPRISES MEDIUM AND SMALL IN KOSOVO" (2016). Theses and Dissertations. 1511.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1511