Date of Award
Summer 6-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Nehat Ramadani
Language
Albanian
Abstract
Tregu i tekstilit është një nga tregjet më të rëndësishme në botë. Industria e tekstilit është një nga industritë kryesore të cilat plotëson një nga nevojat themeloretë njerëzve dhe kështu bëhet si një pjesë e pashmangshme e jetës së njeriut. Hulumtuesit kanë qenë prej kohësh duke studiuar sjelljen e konsumatorëve për produktet e tekstilit. Kjo ndikoi tek studiuesit për të kryer një analizë të përgjithshme për këto studime kërkimore në mënyrë që të identifikojnë dhe të përcaktojnë faktorët kryesorë që ndikojnë tek konsumatorët, sjelljen dhe veçanërisht faktorët që ndikojnë në vendimin e blerjes. Ky studim u fokusua në kriteret vlerësuese të konsumatorëve të synuar për tekstil, veshje dhe gjësende të ndryshme. Nevojat janë forca lëvizëse e të gjitha vendimeve të marketingut. Nevojat konsumatore përfshijnë natyrën, specifikimet dhe karakteristikat e vetë produktit. Prodhuesit dhe shitësit e produkteve të tekstilit mund të humbasin konsumatorët nëse ata nuk janë të vetëdijshëm për nevojat e tyre, dëshirat dhe preferencat e tyre. Qëndrueshmëria e vazhdueshme e industrisë së tekstilit është e bazuar në aftësinë e prodhuesit, reklamuesit, dhe shitësit për të parashikuar, zhvilluar, stilet e veshjeve dhe produkteve të tjera tekstile që përputhën me dëshirat e konsumatorëve. Kur është fjala për qëndrueshmërinë në sektorin e tekstilit dhe veshjeve, ajo më së shpeshti vërehet nga burime të ndryshme të tilla si letërsi dhe media se sa dy shtyllat e tjera të qëndrueshmërisë përkatësisht sociale dhe ekonomike. Elementet përkatësisht mjedisore, aspektet ekonomike dhe sociale dhe çdo teknikë vlerësimi janë gjithashtu po aq të rëndësishme dhe i japin shumë më shumë kuptim kur është fjala për qëndrueshmërinë në industrinë e tekstilit.
Tekstili dhe industritë e tij janë të lidhur dhe përbëjnë një nga burimet më të mëdha të punësimit në botë. Të gjitha këto elemente ndikojnë në sektorin e tekstilit dhe kanë rëndesi mjaft të madhe në zhvillimin e ketij sektori që ka ndikim në zhvillimin ekonomik të një vendi, veçanarisht në këtë punim kam shtjelluar ndikimin e sjelljes konsumatore, marketingut dhe faktorëve të tjerë në sektorin e tekstilit me anë të hulumtimeve të bëra po në këtë fushë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.1087
Recommended Citation
Veliu, Rina, "IMPAKTI I OPINIONIT MBI VENDIMET NË SJELLJEN KONSUMATORE NË SEKTORIN E TEKSTILIT" (2017). Theses and Dissertations. 1527.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1527