Date of Award

Spring 3-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Uragan Alija

Language

Albanian

Abstract

Dihet mirëfilli se përzgjedhja e strategjive adekuate në biznes është një sfidë jo e lehtë biznesore të cilat luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin e biznesit e në veçanti në kohët e fundit kur ndërmarrjet afarojnë në një ambient shume turbulent, mjaft dinamik, duke u ballafaquar me një konkurrencë të lartë në treg, nën ndikimin e inovacioneve të produkteve dhe përdorimit të strategjive të ndryshme nga ndërmarrjet me qëllim të pozicionimit sa më solid në treg. Argumentet e tilla stimulojnë interesimin e menaxhmentit te ndërmarrjeve për tu njohur me strategjitë të cilat i zgjedhin dhe i zbatojnë sot ndërmarrjet në industrinë e duhanit në botë e sidomos në Kosovë.

Qëllimi i këtij punimi është analiza e gjendjes ekzistuese, e njohjes dhe e zbatimit në praktikë të strategjive të marketingut nga ana e ndërmarrjeve prodhuese të industrisë së duhanit në nivel botëror dhe me fokus të veçantë rasti i Kosovës. Prandaj si objektivë e parë është marrë analiza e targetit të kësaj industrie dhe rruga drejt arritjes së këtij targeti. Promocioni, reklamat, sponzorizimi janë disa strategji që aplikohen në shumë vende të botës ndërsa në Kosovë për shkak të kufizimeve ligjore strategjitë e vetme që përdorën janë kontraktimi i pikave të shitjes dhe kafeterive, aktivitetet informuese, krijimi i WoM (Word of Mouth), disenjimi atraktiv i pakove të duhanit, etj. Përdorimi i strategjive të marketingut për duhanin në segmente të ndryshme të tregut është marrë si objektivë e dytë. Ky hulumtim është punuar me metodën deduktive duke kombinuar të dhënat kualitative dhe kuantitative. Pas shqyrtimit të literaturës janë zhvilluar dy pyetësorë hulumtues, njëri për 3 agjensionet e marketingut për produkte të duhanit dhe tjetri me 75 përdorues të duhanit, duke synuar që përmes këtij hulumtimi të identifikohen strategjitë e marketingut të përdorura në industrinë e duhanit në Kosovë.

Bazuar në të dhënat e gjetura, strategjitë e marketingut që përdorin këto kompani teorikisht janë në përputhshmëri me ligjet për duhanin. Mirëpo, në mënyrë indirekte ato prekin të miturit dhe jo-duhanpirësit duke i joshur dhe bindur ata përmes mënyrave të ndryshme dhe atraktive që të konsumojnë duhan, dhe njëkohësisht shpjegohet funksionimi i këtyre strategjive indirekte dhe efektiviteti i tyre. Kompanitë e duhanit për të arritur synimet e tyre kanë përdorur taktika të ndryshme për segmente të ndryshme të

II tregut, duke iu përshtatur secilit segment në mënyrë sa më efektive, në raste edhe duke i prekur pikat më të ndjeshme siç është pesha tek femrat dhe burrëria tek meshkujt. Kjo do te thotë se ndërmarrjet kanë nevojë për strategji kreative qe te pozicionohen mire ne treg apo madje qe te mbijetojnë në këtë konkurrencë që është në rritje e sipër dhe atë duke bërë hapin e parë dhe të domosdoshëm në segmentimin e tregut. Sipas hulumtimeve të bëra është konkluduar që teoria paraqet bazat e përgjithësuara se si duhet të jenë strategjitë e marketingut te industrisë se duhanit rreth produkteve të tyre ndërkaq, praktika paraqet realitetin e zbatimit të këtyre teorive. Ky punim diplome sa do pak kontribuon në sensibilizimin e ndërmarrjeve dhe studiuesve tjerë qoftë edhe teoricientëve nga Kosova lidhur me problemet dhe rëndësinë e përcaktimit dhe zbatimit efektiv të strategjive të marketingut për një biznes të qëndrueshëm në treg.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.1075

Included in

Business Commons

Share

COinS