Date of Award

Winter 1-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Journalism, Media and Communication

First Advisor

Bashmir Xhemaj

Language

Albanian

Abstract

Ky punim diplome synon të trajtojë vështirësitë që shfaqen në definimin e vijës së hollë ndërmjet “lirisë së shprehjes” dhe “gjuhës së urrejtjes”, problemin e stereotipave dhe ndikimit që ushtrojnë ato duke qenë shpesh edhe pjesë e ligjërimit të përditshëm. Duke u fokusuar në Kosovë, punimi synoj të kuptoj tri aspekte të tregut mediatik online, veçmas funksionimit të mediave online në kohë të zgjedhjeve me theks të vecantë për të kuptuar gjuhën e urrejtjes që eventualisht mund të zhvillohet. Së pari, punimi synon të kuptoj ndikimin që ushtron media e re në procesin e përcaktimit të kësaj ndarjeje, krijimin e hapësirës për nxitjen e kësaj gjuhe nëpërmjet mos kontrollit të duhur dhe hapjes së interaktivitetit me lexuesin, si dhe lehtësinë që sot ofron media sociale duke mos pasur kurrfarë kostoje. Së dyti, punimi analizon nga afër në mënyrë kritike cilat janë rastet e gjuhës së urrejtjes, cila kategori shoqërore është më e ekspozuar dhe ndaj cilëve grupe ushtrohet gjuhë e urrejtjes dhe nga kush. Së treti, punimi duke u fokusuar në analizimin e përmbajtjes së dy portaleve online në Kosovë, Telegrafi dhe Gazeta Blic, shikon mundësinë të analizoj kornizën ligjore dhe kodin e sjelljes deri në ç’masë lejohet gjuha e urrejtjes dhe cilat janë mekanizmat ndëshkues ose jo.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.140

Included in

Communication Commons

Share

COinS